• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Në Tetovë u promovuan botimet e reja të shkrimtarit të njohur Besim Xhelili

05/03/2020
| Kulturë

Shaban Sinani | Ngado që të vetesh, dera në vendlindje çdoherë është e hapur. Edhe Tetova i mirëpret çdoherë kur i vijnë njerëzit që atë e bëjnë krenare dhe e lartësojnë kudo ku jetojnë e veprojnë. Shkrimtari Besim Xhelili kësaj here erdhi në vendlindje për të promovuar dhe për të prezentuar para publikut tetovar dy botimet e tij më të fundit. Në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve OENEUM në Tetovë u organizua një Takim me shkrimtarin tetovar nga Austria, Besim Xhelili.
Adhurues të fjalës artistike, miq e dashamirë kishin ardhur për ta nderuar këtë takim. Sadije Aliti, publiciste e poete, njëherit edhe moderatore e këtij aktiviteti letrar theksoi se është një rëndësi e veçantë ky promovim, pasi krijuesit që tani më kanë bërë emër me veprimtarinë e tyre larg Tetovës, nuk e harrojnë vendlindjen, por kthehen aty ku edhe i bënë përpëlitjet e para të krijimit, në qytetin ku edhe u arsimuan, ashtu si edhe Besim Xhelili.
Behare Neziri, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve OENEUM, theksoi se është nder për Shoqatën që të ndërtojë bashkëpunime të këtilla, që të promovojë vepra të krijuesve që vijnë nga mërgata dhe sjellin prurjet më të reja artisitke edhe në Tetovë, ne i kemi përkrahur dhe kemi bashkëpunime të mira me krijuesit në mërgatë.
Enkas për këtë promovim nga Prishtina kishte ardhur, Demir Reshiti, publicist dhe gazetar në RTK. Ai në vlerësimin e tij theksoi:“Duke jetuar çdo ditë me poezinë e tij, autori ka ndërtuar botën e tij poetike të veçantë, origjinale, të njohur, vetëm të tij. Tabloja themelore e asaj bote është gjithnjë e njëjtë; ai dhe ajo janë në momentet më intime të jetës, momentet e dashurisë, momentet e dorëzimit të plotë, që i shfaqen edhe në ëndrra”. Ai më tej shtoi se poezia e Besim Xhelilit shpesh është narrative. Me gjallëri dhe varg ekspresiv krijon rrëfimin dhe e pikturon atë me ngjyrat përrallore romantike. Vizualiteti në poezinë e tij është fort i theksuar. Imazhet e tij janë të thjeshta, të pastra, ngjyrat janë të theksuara dhe para syve të lexuesve rrjedhin si një peizazh i pikturuar gjatë gjithë jetës. Këto ngjyra dhe këta tinguj janë të shkrirë në aromën e dashurisë, e cila ndjehet me të gjitha shqisat.
Kritiku letrar Rami Kamberi, mes tjerash tha se:”Besim Xhelili me këtë libër poetik na shfaqet me një stil të formësuar që lehtësisht bëhet i dallueshëm nga librat tjerë poetikë, të cilat poezinë e shikojnë si akt shpirtëror e jo ndjenjë apo mendim për të pikturuar një realitet që jetën tonë e pikturon ose më mirë thënë na e pikturon sipas ritmit të të nënshtruarit ndaj fuqisë, fuqi që për poetin Besim Xhelili nuk ekziston, ndaj edhe veten e sheh sipas të rrahurave të zemrës së tij, duke e trajtuar ndryshe nga të tjerët si një zemër e dalldisur e cila me çdo kusht kërkon të mbetet sfidë e jo e nënshtruar”.
Rami Kamberi me tej shtoi se poeti sikur kërkon një botë të re poetike, ku dashuria duhet të shikohet si një gjeografi e madhe ku mund të lulëzojnë të gjitha lulet e jetës për një botë jete tjetër nga kjo që ne e jetojmë, ndaj mundemi të themi se imagjinata e jo ndjenja e momentit tek poeti lind poezi që këtë mund ta bëjnë poetë me intuitë të veçantë.

Profesoi universitar, dr. Ejup Ajdini u shpreh se:”Superstruktura ndërtimore stilistike letrare e Xhelilit insiston që në radhë të parë poezia e tij të ketë ritëm, kohezion të brendshëm e të jashtëm, tingëllimën e vargut dhe i mbetet besnik strukturës ndërtimore poetike të katranit, për të cilën lirshëm mundemi ta quajmë një epigram, lloj letrar që i përket periudhave të hershme letrare, të cilën, përmes rrymave dhe formacioneve stilistike-letrare krijon ndërtimin e superstrukturës së kësaj lirike”.

Në vlerësimin e tij Ejup Ajdini theksoi se sikur poetit kur i mungon dashuria për jetën, s’ka forcë më të madhe për plotësimin e kësaj zbrazëtire, vetëm mëtimi drejt një lirike të çiltër për bërjen e dashurisë si e tillë, e gjitha bota lirike e individit, krijon bukurinë epike të sakrificës poetike që mundet ta ndërtojë, krijojë dhe përjetojë poeti. Edhe pse në pamje të parë na duket një poet i rebeluar ndaj dashurisë, por ajo në brendinë e saj ka gjuhën e arsyes, për t`u kuptuar thellësia e kësaj lirike të dashurisë, e cila ballafaqohet me situatën emocionale për ta shprehur atë me anë të fjalës.

Në këtë diskurs poetik, mungesa e dashurisë na duket e njëanshme, por duke u mbështetur aty-këtu në momentet e veçanta të kësaj dashurie, shohim se njëra palë ka mallëngjimin, kurse pala tjetër ka vuajtjen, e cila flet se kemi të bëjmë me një ndjenjë më shumë se dashuri. Poetin nuk e lënë rehat dhimbjet me ndjenjat e bukura të dikurshme, i cili vazhdimisht përplaset me vetveten, derisa të gjendet ekzaltimi i përbashkët kuptimor i kësaj dashurie. Kjo intuitë poetike e autorit për dashurinë e tij nuk njeh dhe nuk përfillë parime tjera, veçse ajo që ai ndjen brenda poetikës shpirtërore, që ai vetë përplaset me më të bukurën e botës së tij.

Poezi mga krijimtaria e poetit lexuan Ardiana Umeri, Bora Zeqiri dhe Aldin Isaku. Freski muzikore sollën në violinë Lulesa Pajaziti dhe Doriana Selmani.


Publikimi i mëparshëm

Dobitë nga konsumimi i thanave

Publikimi i radhës

Vjosa Osmani kujton familjen Jashari në 22-vjetorin e rënies

Publikimi i radhës

Vjosa Osmani kujton familjen Jashari në 22-vjetorin e rënies

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!