• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 10 Qershor 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Albin Kurti: Adem Demaçi ishte intelektuali dhe disidenti më emblematik i Evropës Lindore

Ekspozita “Kujtesa e Kosovës: Portrete të Adem Demaçit në pikturë dhe fotografi” u hap sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

26/02/2020
| Aktuale, Kosovë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e të Burgosurve Politikë të Kosovës e organizuan këtë ekspozitë në nder të 84-vjetorit të lindjes së veprimtarit Adem Demaçi.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ishte i pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite dhe duke folur para publikut të shumtë që u mbledh për t’i parë këto portrete, lartësoi figurën e Demaçit si dhe potencoi se i falet atij për rrugëtimin politik.

“Kjo ekspozitë po hapet në nder të përvjetorit të Adem Demaçit, atij më të devotshmit, atdhetarit, liridashësit, intelektualit, patriotit me të cilin jemi të rrethuar në këtë ekspozitë me fotografitë dhe pikturat e tij”, tha ai.

“Baca Adem është një prej veprimtarëve më të mëdhenj që kemi pasur, ai jetën e tij e vendosi në shërbim të shqiptarëve dhe ishte gjithmonë i njëjtë në çdo situatë”.

“Kur nuk kishim shkolla shqiptare Adem Demaçi ishte mësuesi jonë, kur nuk kishim universitet ai ishte intelektuali jonë. Kur ishim të shpërndarë ai na bëri bashkë, e kur harronim ai na rikujtonte, andaj kjo ekspozitë vjen si freskim i kujtesës për të. Baca Adem i kushtoi gjithë jetën e tij idealit të kombit shqiptar, te ai e gjente të vërtetën”, potencoi Kurti.

“Adem Demaçi dinte që populli i shtypur ekziston për aq sa reziston, filloi si gazetar dhe intelektal dhe ai ishte disidenti më emblematik i Evropës Lindore”, potencoi Kurti.

Tutje, Kurti tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do ta botojnë të plotë tërë krijimtarinë e Adem Demaçit.

Edhe Drejtori i rizgjedhur i Bibliotekës Kombëtare Fazli Gajraku u shpreh i lumtur me jetësimin e kësaj ekspozite.

“Është nder i veçantë për Bibliotekën e Kosovës, kjo ekspozitë ku paraqiten portrete dhe fotografitë e intelektualit dhe veprimtarit të shquar Adem Demaçit” tha Gajraku.

Interesimi për këtë ekspozitë ishte mjaft i madh. Adem Demaçi në vitin 2010 mori titullin “Hero i Kosovës” për kontributin e tij.  | KultPlus.com | Tradita.org |


Publikimi i mëparshëm

Tragjedia antike greke

Publikimi i radhës

Gazetarët mbijetojnë, nëse arrijnë ta prodhojnë gazetarinë më të mirë

Publikimi i radhës

Gazetarët mbijetojnë, nëse arrijnë ta prodhojnë gazetarinë më të mirë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!