Përhapja e shpejtë po bën që të mendohet se shpërthimi i Coronavirusit mund të bëhet ndoshta pandemia e parë e epokës së globalizmit dhe padyshim kjo po shton dyshimet për stabilitetin e ekonomisë botërore. Me gati 3,000 viktima, mbi 80,000 raste të regjistruara zyrtarisht dhe një përhapje në Itali që tashmë ka paralizuar veriun si pjesën më të pasur të ekonomisë së saj, shtetet po përpiqen me ngulm të mbajnë nën kontroll situatën.
Sigurisht e gjitha kjo ka një kosto shumë të martë. Sipas një deklarate të fundit nga Oxford Economyics Ltd vlerësohet se një krizë ndërkombëtare shëndetësore do të fshinte plot më shumë se 1 trilionë dollarë nga prodhimi i brendshëm bruto global. Ky vlerësim ekonomik shkaktohet nga mungesa e vendeve të punës, prodhueshmëria e ulët, ndërprerja e udhëtimeve dhe zinxhirëve të furnizimit dhe zvogëlimi i tregtisë dhe investimeve.
Investitorët tashmë janë nervozë dhe me të drejtë. Në bursë aksionet kanë rënë me gati 3% dhe indeksi S&P 500 i Wall Street ka shënuar nivelin më të ulët që nga shkurti i vitit 2018. Tani për tani, bankierët qendrorë dhe qeveritë ende nuk kanë marrë masa konkrete për të ndërhyrë me politika fiskale dhe monetare, por duket se besimi i tyre se mbase ndikimi nuk do të jetë vërtet kaq i thellë po testohet ndjeshëm.
Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar aktualisht llogarit se virusi do të ulë me rreth 0,1 pikë përqindje parashikimin e tij të rritjes globale, i cili mendohet rreth 3.3% për vitin 2020, krye ekonomistja e FMN-së Gita Gopinath tha në një intervistë, se në rastin e një pandemie “skenarët janë edhe më seriozë”
mbyllja e zgjatur e fabrikave kineze që supozohej të ktheheshin në aktivitet nga interneti dhe përhapja e virusit në Korenë e Jugut, në zemrën veriore industriale të Iranit dhe Itali, janë tregues të një situate të vështirë. Virusi rrezikon ta futë Italinë në recesion dhe mund të dëmtojë gjithashtu edhe pjesën tjetër të Evropës.
| Atlasi.al | Tradita.org |