Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot ka realizuar takim të përbashkët me zejtarët dhe dhe pronarët e dyqaneve në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku për së afërmi i njoftoi për aktivitetet kryesore , rrjedhën e tyre si dhe afatin kohorë për rrumbullaksimin e projektit i cili ka për qëllim promovimin e turzmit në Çarshinë e Vjetër.
“Aktivitetet kryesore të projektit janë konservimi dhe sanimi i kalldërmës dhe dyqaneve, ndërrimi i vitrinave të dyqaneve si dhe promovimi dixhital i trashëgimisë kulturore të Çarshisë. Projekti është financuar nga BE – ja , menaxhuar nga Banka Botërore, Komuna e Çairit dhe Ministrina e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe implementohet poshatu nga Komuna e Çairit” – ka deklaruar z. Ganiu
Posted by Visar Ganiu – Faqja zyrtare on Friday, February 21, 2020