• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Violetë Kukaj | Ai është i gjallë

17/02/2020
| Aktuale, Kosovë

Adem Jashari, u lind më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Drenicës. 

Me fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në fillim të viteve 1990-ta, Jashari bashkë me shokët e tij duke u shqetësuar nga nacionalizmi serb, kishin formuar UÇK-në e cila më pas do të luante rol të rëndësishëm në pavarësinë e Kosovës.

Ai mori pjesë në radhët e para në lëvizjet popullore dhe të pavarësisë. Në vitin 1991 kaloi në Shqipëri ku edhe stërviti grupin e vullnetarëve ndërsa morri përsipër edhe detyrën e Komandës së Drenicës në UÇK.   

 

 

 

Masakra e Prekazit

Ushtarët, policia dhe njësitet paramilitare serbe në vitin 1998 filluan një operacion kundër kosovarëve që kërkonin pavarësi. Në luftën në të cilën humbën jetën mijëra njerëz si dhe u zhvendosën qindra mijëra të tjerë, ishin kryer edhe shumë krime lufte.

Ngjarja e cila ndryshoi kahjen e luftës në Kosovës, ishte masakrimi i mbi 50 personave së bashku me Adem Jasharin.

Sulmi i parë ndaj familjes Jashari ndodhi më 30 dhjetor 1991, kur forcat serbe rrethuan shtëpinë e familjes Jashari në Prekaz, si pasojë e së cilës humbën jetën nga të dyja palët.

Në sulmin e dytë ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998, dy persona nga kjo familje ishin plagosur.

Forcat serbe më pas më 28 shkurt të vitit 1998 kishin kryer sulme ndaj shtëpive për të cilat mendonin se kanë lidhje me familjen Jashari, si pasojë e së cilës humbën jetën 17 persona.

Më pas më 5 mars të të njëjtit vit, forcat serbe sërish rrethuan shtëpinë ku gjendej Adem Jashari dhe familja e tij me tanke dhe artileri të rëndë. Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë.

Simboli i shqiptarëve të Kosovës

Pas vdekjes, Adem Jashari, u bë simboli i luftës së Kosovës dhe pavarësisë së vendit.

Presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, e kishte dekoruar Jasharin me urdhrin “Heroi i Kosovës”.

Shtëpia e famljes Jashari e shndërruar në rrënoja nga forcat serbe, pas pavarësisë së Kosovës ishte bërë shtëpi përkujtimore. Ndërsa përballë shtëpisë gjenden edhe varrezat e dëshmorëve që humbën jetën në sulm. Në fshatin Prekaz gjithashtu gjendet edhe një muze ku ekspozohen veshjet dhe gjërat e familjes Jashari.

Sot, Adem Jashari mbahet gjallë me një ndër fotografitë e tij të rralla të printuara në këmisha dhe sende të ndryshme.

Fotografia e “Che Guevara-s” shqiptare shpesh shoqërohet edhe nga thënia “Bac, u kry”. Në çdo cep të rrugëve të Kosovës mund të haset emri ose fotografia e Adem Jasharit.

Ndërkohë edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, ka rrugë dhe buste në nder të komandatit të UÇK-së, Jashari.

Emrin i tij e mban stadiumi i qytetit të Mitrovicës si dhe aeroporti në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, ndërsa edhe në Turqi gjendet një park në nder të Adem Jasharit.


Publikimi i mëparshëm

KRIJIMET LETRARE TË ARBËRESHËVE

Publikimi i radhës

17 shkurt 1995 | Themeluesi dhe Rektori i parë i UT-së: ne duam lapsin dhe fletoren, nuk duam dhunë

Publikimi i radhës

17 shkurt 1995 | Themeluesi dhe Rektori i parë i UT-së: ne duam lapsin dhe fletoren, nuk duam dhunë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!