Mr. Sc. Ismet Jonuzi – Krosi | Në rrafshin e çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me namë, malësorët mburren me trimëritë e burrave të pushkës për çështjen kombëtare duke filluar që nga sundimi i Perandorisë Osmane ku përkujtojnë Daut Idrizin, i cili ka qenë deputet i asaj kohe si dhe mbi 25 vjet krypari i Kalishtit, gjithashtu përkujtojnë Selam Zendelin, i cili ka qenë ushtar në Jemenin e largët që me vete ka sjellë flamurin e luftës që sipas zakoneve të malësisë e kanë përdorur nëpër dasma, por pas vitit 1945 këtë zakon ua kanë ndaluar komunistët, po ashtu përmendin ushtarët e Jemenit Faik Nesimin dhe Ismail Zendelin.
Po sipas burimeve bullgare, në komunën e Senakosit u vranë mbi 170 fshatarë të pafajshëm. Gjithashtu edhe banorët e fshatit Kalishtë,si të gjitha fshatrat e tjerë që kishin marrë pjesë ose i kishin ndihmuar kryengritësit, kanë qenë shumë aktivë. Banorët e fshatit Kalishtkishin deklaruar hapur: “Me ardhjen e ushtrisë shqiptare prej Dibre edhe ne u bashkangjitëm me vëllezërit tanë. Për këtë arsye, pas dështimit të kryengritjes, ushtria serbe vendosi të hakmerrej ndaj banorëve të këtij fshati. Me të hyrë në fshat ushtria serbe mblodhi të gjithë burrat, i futi në shkollën e fshatit dhe prej aty i nisi për në komunën e Pozharanit. Gjatë rrugës disa i vranë me pushkë e disa i therën me thika. Numri i të masakruarve të këtij fshati, që ranë dëshniorë për liri, është mbi 43 veta, ndërsa i gjithë fshati u plaçkitë nga ushtarët serbë. Shumicën e rasteve të ushtrimit të dhunës e të gjenocidit, siç e kemi përmendur edhe më lart, e bënin çetat çetnike serbe dhe në krye të tyre ishin Mihajlli nga Pozhorani, Risto nga fshati Turçan dhe Bogdan Mihajlli nga Bajnica. Në Pollog dhe në rrethinat e tij janë të njohura veprimet e tyre barbare.
Në luftërat ballkanike përmendin krimet e serbit të parë vrasin 43 burra të pafajshëm që si krim ende mbetet i pandriçuar në histori edhe pse sot vendi i varrezave të reja është dëshmi e vetme që përkujtohen viktimat e Kalishtit janë këta dëshmorë:
• Mehmet Rustemi,
• Baki Lutfiu,
• Mehmet Bilali,
• Lazim Mamuti,
• Sherif Muslija,
• Shuaip Xhemali,
• Islam Limani,
• Ethem Rushiti,
• Rushit Ethemi,
• Demir Jusufi,
• Bexhet Xhemaili,
• Osman Zejneli,
• Jakup Rahmani,
• Kamber Jonuzi,
• Adem Latifi,
• Mehdi Bekteshi,
• Jusuf Maliki,
• Xhabir Ajrullai,
• Shaban Ferati,
• Emin Hasani,
• Zyrap Hasani,
• Xhemail Shemsija,
• Xhafer Shaqiri,
• Nebi Rexhepi,
• Nezir Mustafa,
• Kamber Ramadani,
• Seadin Abdullai,
• Isman Ameti,
• Zaim Sinani,
• Rakip Synani,
• Shuaip Mustafa,
• Murtezan Rexhepi,
• Rahim Ahmeti,
• Berzat Bajrami,
• Ibish Alija,
• Halim Rustemi,
• Nesin Myftari,
• Beqir Myftari dhe një grua e quajtur
• Hatixhe Mema etj.
Në Luftën e Dytë Botërore më saktësisht më 11.02.1945 ku një zullumqar çetnik serb me emrin Mile nga Uzhica është likuiduar nga dora e trimit siç i thonë Loki i Llakavicës, për vrasjen e zullumqarit, okupuesit serb Kalishtisit paguajnë çmim të lartë ku u digjet lagja e tërë e Manallarëve në shenjë hakmarrjeje duke e kërkuar Lokin e Llakavicë në shenjë hakmarrjeje tubojnë tërë fshatin në Xhami dhe në oborr e ekzekutojnë Kamber Jonuzin si dhe një fëmijë 7 vjeçar Xhemali Beqiri nga tmerri i zullumqarëve vdes nga frika, ku edhe sot i kanë varret para Xhamisë, ndërsa burrat e fshatit i internojnë në Gostivar ku qëndrojnë tri ditë nën mundimet dhe maltretimet e partizanëve, por falë Sali Lisit nga Dobridolli i cili ka qenë nip nga Kalishti intervenon e i shpëton malësorët nga ekzekutimi.
Kalishti ka sinonimin e mburrjes së çështjes kombëtare që kanë luftuar për idealin e kauzës kombëtare në Ballin Kombëtar krah për krah me komandantin legjendar Xhemë Simnicë-Gostivarin, si Xhelë Sinani-Kalishti që bashkë me prindin Hajrullahun dhe dy vëllezërit e tij Avdil dhe Hisen Kalishti të cilët janë shpërngulur në vitin 1948 në Turqi, gjithashtu malësorët përkujtojnë edhe shumë të tjerë ku përmenden Shahin Jusufin dhe Rustan Mehmetin. Ndërsa gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë përmendet se në vitet 1945/46 dhe 47 internohen 4 familje në Idrizovë në shenjë hakmarrëse për përkrahjen që u është dhënë Ballit Kombëtar për të cilën pësojnë familjarët e Rahman Qehasë, të cilin e pushkatojnë në vitin 1951 apo 1952 në burgun famëkeq të Idrizovës me urdhër të “Cërna rukës” dhe “Bella rukës” së Beogradit, dhe se edhe sot nuk dihet se ku i prehen eshtrat këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare, gjithashtu edhe veprimtarin Ramadan Osmanin e dënojnë me 3 vjet burg si bashkëveprimtarë i Sali Lisit, ndërsa me nderime e përkujtojnë të ndjerin prof. Abdullah Kalishti që ka qenë i burgosur e i dënuar për veprimtari kombëtare edhe në burgun famëkeq Goli Otok, kurse ish-deputetin e popullit Hyseinxhevat Kalishtin e nderojnë si trashëgimtar i veprimtarisë atdhetarëve të malësorëve trima.
Burimet dhe literatura:
Dëshmi për fshatin Kalisht nga Idriz Zulfi Hajrullai (11.10.1934-11.11.2015), Tetovë 2005
Dr. Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Pollogut në luftë për çlirim kombëtar 1912-1918, Shtypshkronja Çabej-Tetovë-2003,
Ismet Jonuzi-Krosi “Jeta dje dhe sot në Luginën e Pollogut” (Pjesa e parë), ArbëriaDesign, Tetovë, 2006,
Faton Mehmetaj “VEPRIMTARIA KRIMINALE E “DORËS SË ZEZË” SERBE NË TROJET SHQIPTARE”, ANTENA-Prishtinë 2004.