Zef Serembe lindi më 1844 në fshatin arbëresh Kosmo Albanese ose Strigari një provincë e Kozencës. Fëmijëria e Zefit ishte mjaft e trishtuar, kaloi në varfëri, me vuajtje e brenga. Mësimet ai i filloi e i vijoi për një kohë në kolegjin arbëresh të Shën Adrianit. Zef Serembe gjatë gjithë jetës ishte me marrë me krijimin e poezisë lirike. Poezia e Zef Serembes përfshin motive të ndryshme si: motive i dhimbjes, i shoqërisë, motive filozofike, patriotike, erotike si dhe motive të tjera….
Fati ynë është shumë i fort
Se na jep helme dhe mort
Posi hënës, posi diellit
Që kërkohen kot prej qjellit
Se i shkreti fat i zbon
Edhe kurrë s’i bashkon
Edhe i ligu mire e di
Që është drita dashuri
E kur fatin tim kujtoj
Derdh un’ lot e psherëtoj
Plag’ e rëndë s’hiqet dot
Që më bëre ti qëmot;
Qenë ilaçe e qenë bare
Që s’më vlejtën mua fare
Nuk pushon ky helm i fort
Që na jep përdita mort.