• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Spektër

Sa fituan prezantuesit e Sanremos?

08/02/2020
| Spektër

25 mijë euro për një natë. Kaq thuhet nga mediat italiane që ka fituar Alketa Vejsiu, prezantuesja shqiptare që mori pjesë si një ndër 10 prezantueset e Sanremo 2020.

Sigurisht një shumë tejet e madhe, por që për vetë Alketën, nisur dhe nga monologu i saj, nuk ishte shumë i rendësishëm sa ishte vete fakti që ajo ia arriti të ngjisë shkallët e karrierës duke bërë prezantuesen në këtë event të madh të këngës italiane.

Nga 25 mijë euro janë shpërblyer edhe prezantueset e tjera, që performuan në netë të ndryshme të Sanremos.

Por diferencën e ka bere bukuroshja Georginna Rodriguez, e cila ishte përkrah Alketës në natën e tretë. Ajo është paguar plot 140.000 euro, edhe pse u pa që mezi fliste dhe herë pas here duhej ndihma e Amadues që ajo të mbyllte fjalitë, por kushti i vënë nga organizatorët, pra prania e bashkëshortit të saj Ronaldos në sallën e teatrit “Ariston”, kishte me sa duket më shumë vlerë.

Plot 300 mijë euro mori aktori i njohur Roberto Benigni për performancën e tij gjatë natës së tretë të Sanremos. Nga 250 mijë euro janë shpërblyer dy bashkëprezantuesit Tiziano Ferro dhe Fiorelo. Por kurorën e shpërblimit e ka vetë prezantuesi kryesor Amadeus, i cili është paguar rreth 600 mijë euro.

Shumë e madhe kjo, por që sipas organizatorëve të RAI-t konsiderohet si një investim i mirë, pasi me një show të mirë mund të fitohet gjithashtu mirë. Dhe kështu ka ndodhur. Pasi edhe pse shpenzimet për festivalin i kanë kushtuar RAI-t diku te 18 milionë euro, mendohet që të ardhurat totale të jenë afro 30 milionë euro, pra me një fitim më shumë se 10 milionë euro. Kjo pasi një spot publicitar 30 sekonda në mes të festivalit kapi shifrën deri në 400 mijë euro.

Vetëm gjatë natës së mbrëmshme audienca e festivalit ishte diku 53%, apo më shumë se 9 milionë teleshikues, duke shënuar rekord të ri. Por kur flasim për shifra të larta audience, çmime reklamash, shpërblimesh apo shpenzimesh gjithçka është e përligjur. Sepse Sanremo mbetet Sanremo. / tvklan.al

 


Publikimi i mëparshëm

Pesë shembuj nga qëndresa e Drenicës në luftën e komandantit Shaban Polluzha

Publikimi i radhës

Letërsia shqipe mes historikes dhe universalitetit poetik

Publikimi i radhës

Letërsia shqipe mes historikes dhe universalitetit poetik

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!