Ministria e Kulturës e RMV-së, e ka emëruar drejtorin e ri të Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë.
Në menaxhiminin e këtij institucioni kulturor është zgjedhur historiani i artit – Ilir Kurtishi.
Sot, Galeria e Arteve Pamore në Tetovë, e ka publikuar lajmin për emërimin e drejtorit të ri, ku mes tjerash thuhet: “Kurtishi është kuadër profesionist me përvojë adekuate pune. Ilir Kurtishi u lind në vitin 1977 në fsh. Kamjan të Tetovës ku mbaroi shkollën fillore ndërsa shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Ka diplomuar në drejtimin Histori Arti dhe Arkeologji në Fakultetin e Shkencave Humane pranë Universitetit „Shën Kirili dhe Metodi“ – Shkup. Ka punuar në Drejtorinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shkup, në Sekretariatin për implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe Sekretariatin për Çështje Evropiane gjithashtu në Shkup. Ka qenë pjesëmarrës në projekte të shumta arkeologjike në Maqedoninë e Veriut”.
Drejtori i galerisë zgjidhet me mandat katër vjeçar.