Shkodran Tolaj – drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në RMV, sot e vizitoi Qendrën Përkujtimore “Nënë Tereza” në Shkup. Ai u prit nga drejtori, Arjan Asllanaj me të cilin kanë biseduar rreth temave të ndjeshme të kulturës dhe trashëgimisë së shqiptarëve në Maqedoni.
Drejtori Asllanaj e ka vlerësuar lartë punën që po bën Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare, që sipas tij, për një kohë të shkurtër e ka krijuar imazhin e një institucioni shumë serioz.
Z. Asllani u shpreh i nderuar me vizitën e drejtorit të ansamblit i cili është nivel i lartë i prezantimit të artit kombëtar kurse z. Tolaj shprehu gatishmëri që të jep kontribut në lartësimin e emrit të Nënës Terezës përmes projekteve konkrete në të ardhmen.
Të dy institucionet e lartpërmendura e mbajnë gjallë kulturën shqiptare në kryeqendërn e vendit tonë, dhe sigurisht duhet theksuar se kjo është arritur falë përkushtimit dhe angazhimit të drejtuesve të këtyre institucioneve shqiptare në Shkup.