• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 12 Qershor 2025
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës do të ndahet çmimi kombëtar “Azem Shkreli”

20/01/2020
| Aktuale, Kulturë

Tetë propozime për prozë, pesë për kritikë letrare-eseistikë, gjashtë për përkthim, trembëdhjetë për poezi dhe shtatë për poezi në kategorinë e asaj për fëmijë, janë ato që do t’i shqyrtojë juria për çmimet vjetore për letërsi. Konkursi i publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit më 6 dhjetor të vitit të kaluar është mbyllur më 6 janar. Ministria e Kulturës është shprehur e kënaqur me totalin që arrin në 45 propozime. Fituesit do të shpallen në ceremoninë që pritet të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Propozimet për çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, si dhe për çmimet e tjera për letërsi për vitin 2019 bëhen nëpërmjet nominimeve që mund të bëhen nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës, shtëpitë botuese të Kosovës, redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës, asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës, organizatat joqeveritare që merren me veprimtari kulturore në Kosovë, personalitetet me reputacion publik dhe autorët e veprave letrare.

Jehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, ka thënë se këtë vit janë të kënaqur me numrin e propozimeve që ka marrë.

Sipas saj, propozimet këtë vit kanë ardhur nga shtëpitë botuese: “Rozafa”, “Fad”, “Armagedoni”, “Faik Konica”, “Buzuku”, “Beqir Musliu”, “Riza Sheqiri”, “Koliqi”, “Qendra Multimedia”, “Pema”, “OM”, “Dituria Islame”, “Ura” nga Instituti Albanologjik, PEN Qendra e Kosovës, klubi letrar “Nositi”, fondacioni “Miqtë e Bibliotekës” dhe shtypshkronja “Berati”. Emrat e të propozuarve nuk janë bërë publikë nga MKRS-ja pasi, siç ka thënë Shyti, kjo bëhet për arsye që të mos ndikohet te vendimi i jurisë, e cila ende nuk e ka emëruar.

Drejtoresha e Departamentit të Kulturës po ashtu ka thënë se në pajtim me rregulloren për ndarjen e çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet e tjera në letërsi, është e përcaktuar që çmimet të ndahen në një ceremoni më datën 17 shkurt, në nderim të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Koha.net


Publikimi i mëparshëm

Kur jetën ta prezanton ferri

Publikimi i radhës

Tregu i punës dhe strategjia e universiteteve

Publikimi i radhës

Tregu i punës dhe strategjia e universiteteve

JuSm
KoBo
Emetimi

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

10. 6. 2023 | Në Tetovë u mbajt Edicioni X i manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:59

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON"

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!
No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2024 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.