• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E enjte, 30 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Vegu në shërbim të ruajtjes së traditës

Gruaja nga Skenderaj bën thirrje që vlerat kombëtare të ruhen me xhelozi. Një porosi e ka edhe për vajzat. Ajo ka mbushur gjashtë dekada jetë dhe ka fituar pavarësinë ekonomike.

19/01/2020
| Kulturë

Nostalgjia për zhurmën e vegut dhe malli për aromën e artizanaleve në shtëpinë e nënës do ta kthenin Hana Zabelin në punë. Ka kohë që ajo ka nisur prodhimin e veshjeve kombëtare, të qilimave e të punëve të tjera. Misioni, më shumë sesa për të fituar për ekzistencë, është mbajtja gjallë e traditës, shkruan sot Koha Ditore.

Gruaja nga Skenderaj bën thirrje që vlerat kombëtare të ruhen me xhelozi. Një porosi e ka edhe për vajzat. Ajo ka mbushur gjashtë dekada jetë dhe ka fituar pavarësinë ekonomike.

Fija e lidhjes së kujtimeve

Hana Zabeli e mban mend veten në moshën 6-vjeçare, kur i ka ndihmuar nënës së vet në punët e vegut.

“Më duket si sot koha kur isha 6-vjeçe, e nëna m’i jepte me i mbushë me fije të holla pambuku atyre që u thoshim kalema”, kujton Zabeli.

Dy prej këtyre kalemave të drunjtë ajo i ka ende dhe i ruan me shumë xhelozi. Kanë vlerë monumentale, si artefakte familjare. Një vizitë te shtëpia e fëmijërisë së saj do ta kthente kahun e jetës për Zabelin.

“Ideja më lindi kur shkova një ditë në shtëpi. Më mungonte ajo aroma që ka qenë më herët, nuk e ndijsha atë kërsimën e vekut që për mua ka qenë ushqim shpirtëror”, thotë Zabeli me mall. Dhe e vazhdon rrëfimin, me një dialog që thotë ta ketë pasur me vëllanë e saj të dytë.

“E pyeta, nëse mundem ta marr vekun e nënës Ajshe. Më tha: po motër, veç nëse e gjejmë diku. U ngrita dhe fillova ta kërkoj. E gjeta në një vend dhe u ula pranë tij e mendova. Thashë aty për aty se do t’ia nisi të punoj”, rrëfen Zabeli.

E krahas mendimit, do të niste punën për kompletimin e vegut shumëpjesësh.

“E pashë që mungonte drugëza, me të cilën bëhet endja e perit. Nuk u ndjeva mirë… Por erdhi vëllai i madh dhe më pa që po e mbledhja vekun. Më tha: a po i mungojka diçka? I thashë po dhe i tregova. Qeshi dhe më tha se e ka ai. U gëzova shumë më pas”, thotë ajo.

E pyetur për të krahasuar kohët, Zabeli ndjen dhimbje për vështirësitë që kanë hasur në të kaluarën nëna e saj dhe gratë e tjera të asaj kohe. Koha.net


Publikimi i mëparshëm

“Little Women” – ekranizimi i shkathët letrar

Publikimi i radhës

Çamëria – dhimbje mbarëkombëtare

Publikimi i radhës

Çamëria - dhimbje mbarëkombëtare

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!