• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Romani i Zija Çelës, “Lavjerrësi i qytetit”, sjell reflekse shumështresore

18/01/2020
| Kulturë, Shqipëri

Romani më i fundit i Zija Çelës, “Lavjerrësi i qytetit”, sjell reflekse shumështresore me boshtin qendror satirizues ndaj shoqërisë aktuale shqiptare. Përmes reflekseve ironike e satirike, rrëfimi romanor i vë në llupë të ligën, arrogancën, brutalitetin, hipokrizinë, grykësinë, mëtim në fakt i përhershëm në tërë opusin letrar të Zija Çelës, autor që nuk resht së besuari se e mira është gjithnjë e pranishme, edhe atëherë kur është e vënë në margjina e nuk ka zë përballë dhunës, dhe se ligësia, ndërsa, edhe mund të mposhtet.

Është lloj i satirës që ka brenda besimin, shpresën, përmes së cilës përtej saj, përtej besimit, nga larg, mund të ndihet shqetësimi konstant i shkrimtarit nga rreziku i përmbysjeve, i apokalipseve, si një kanosje që qëndron pezull në ajër. Duke lexuar romanet, në të vërtetë kryeveprat e sagës romanore të Çelës, si: “Sos një buzëqeshje”, “Apokalipsi sipas Shën Tiranës”, “Arkipelagu Spiritus”, “Goja e Botës”, “Ora e Zooparkut” dhe romanin e radhës “Lavjerrësi i qytetit”, lexuesi në hapësirën shqiptare sot e vuan zvetënimin shpirtëror pas çdo faqeje rrëfimi, pas çdo fjalie, e ndien sa brengën krijuese të Zija Çelës, sa ngasjen për vetëdijesim që bart rrëfimi, sa drojën nga humbja e udhës, po aq edhe besimin se sëmundja mund të shërohet.

Shtresa satirike romanore në këtë sens mëton të përcjellë edhe një si “terapi” të llojit se, në hapësirën dhe shtrirjen narrative të romanit, marrosja kolektive mund të jetë ventil çlirues, një si ato flamat sezonale shqiptare, që nuk merren seriozisht. Koha.net


Publikimi i mëparshëm

Gjilan / 44 artistë shqiptarë marrin pjesë në manifestimin kulturor “Flaka e Janarit 2020”

Publikimi i radhës

Borxhet shkaktojnë shumë stres / Amsterdami i merr përsipër borxhet e rinisë

Publikimi i radhës

Borxhet shkaktojnë shumë stres / Amsterdami i merr përsipër borxhet e rinisë

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!