• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E diel, 26 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Regjisori Sele – sjell dokumentarin e parë shkencor në Kosovë

17/01/2020
| Aktuale, Kosovë, Kulturë

Në fillim të muajit mars, regjisori Bekim Sele, do ta prezantojë filmin dokumentar shkencor- artistik “Gjurmë”, një film i cili trajton çështjen e simboleve në kinematografi.

Filmi “Gjurmë” me skenar dhe regji të Seles, është i pari i këtij lloji në Kosovë dhe ofron një përmbledhje të përgjithshme të njohurive rreth simboleve, që nga studiuesit me të njohur të simbolit e deri tek klasikët më të mëdhenj të kinematografisë botërore, të cilët kanë përdorur simbole të shumta në filmat e tyre.

Në një bisedë për kallxo.com, regjisori Sele thotë se në kinematografi simbolet janë në qendër të jetës krijuese, ato janë bërthama e saj, e hapin rrugën kah e panjohura, dhe e zgjojnë kuptimin tonë estetik.

Njerëzit, sipas tij,  që nga lashtësia jetojnë më botën e simboleve dhe bota e simboleve vazhdon të jetojë me ta.

“Në kinematografi, simbolet janë në qendër të jetës krijuese, ato janë bërthama e sajë, e hapin rrugën ka e panjohura, dhe e zgjojnë kuptimin tonë estetik. Kuptimi dhe përdorimi i simboleve në film, nuk është i dhënë përgjithmonë, e as që është i njëjtë për të gjithë. Në filmin dokumentar “Gjurmë” pos tjerash, ne shohim se si regjisori Isa Qosja, përmes gjuhës simbolike që ka përdorur në filmat e tij, tregon se si shoqëria shqiptare është e pa aftë të mbijetojë përmes llojit të vet”, ka thënë regjisori Sela – profesor në degën e Regjisë së filmit në Fakultetin e Arteve në Pejë.

Ky film, shton Sele më tej, mëton të jetë një kontribut i veçantë në krijimtarinë artistike dhe atë teorike, si dhe ofron një pasqyrë dhe analizë të mbështetur në faktet shkencore duke na bërë të mundur, ta njohim, kuptojmë dhe lexojmë drejtë, gjuhën simbolike dhe përfshirjen e tyre në filma.

“Filmi dokumentar, mbështetet në të dhëna shkencore, dhe do të mund të përdoret nga të gjithë film-bërësit, dhe të interesuarit tjerë si: studentët, artistët, studiuesit, profesorët etj., të cilët janë të interesuar për tu thelluar edhe më shumë në gjuhen poetike – estetike të filmit. Po ashtu, përmes këtij filmi, mund ta lexojnë dhe kuptojnë drejtë dhe  paanshëm, qasjen,  përdorimin dhe kuptimin e gjuhës simbolike” – ka thënë ai.


Publikimi i mëparshëm

Në RMV gjysmëvjetori i dytë në arsimin fillor dhe të mesëm do të fillojë më 21 janar

Publikimi i radhës

Sezoni i ri / “Kalifornia” vjen me surpriza…

Publikimi i radhës

Sezoni i ri / “Kalifornia” vjen me surpriza...

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!