Ministri për Përmirësimin e Klimës Investuese për Ndërmarrjet Vendore i Qeverisë së RMV-së, Dr. Sc. Hisen Xhemaili, sot ka vijuar takimet më qytetarët e vendit tonë. Në një postim në facebook ka njoftuar se ka zhvilluar takime me qytetarët në Komunën e Çairit – Shkupin e Vjetër.
“Bashkëbisedim dhe llogaridhënie sot në Çair, në Shkupin e Vjetër. Vizitë në rrugën e plastikëve për të përcjellë punimet në rrugë dhe për të bashkëbiseduar me përfaqësues dhe pronarë të dyqaneve, më pas vizitë në Çarshinë e Vjetër për të diskutuar me ESNAF-in e Çarshisë për projektet në realizim dhe ata që duhet të realizohen” –deklaron z. Xhemaili