• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Aktuale

Agnesa e mohon lidhjen me miliarderin 57 vjeçar: Me familjen Sandesara po punoj për njohjen e Kosovës

Bukuroshja dhe ish Miss Kosova 2003, Agnesa Vuthaj ka reaguar sot nda shkrimit të një media që e lidhin atë me një lidhje me një biznesmen miliarder indiane

14/01/2020
| Aktuale, Kosovë, Spektër

Në një reagim të gjatë, bukuroshja Agnesa Vuthaj është munduar që të shpjegojë të gjitha ato gjëra që e lidhin atë me një biznesmen indian. Ajo ka pranuar se punon për kompaninë e miliarderit të famshëm, por vetëm kaq, derisa ka mohuar lidhjet e saj me të. Fillimisht ajo ka thënë se nuk e ka zakon që të reagojë në shkrime të mediave, por që kësaj radhe ka vendosur ta bëj të kundërtën. “Nuk kam reaguar asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatësinë time pa fakte”, ka shkruar ajo që në fillim derisa ka theksuar se ende ndan respekt ndaj shumë gazetarëve dhe mediave të cilat e kanë përkrahur atë ndër vite e që sot e kanë kontaktuar atë. Agnesa thotë se miliarderi për të cilin ajo punon nuk paguan “marketing” me kompensim për të mos botuar lajme dhe se nuk jep ryshfete për të hequr ato lajme. Ndërkohë, asaj duket se i ka mbetur hatri që është quajtur një “vajzë fshati”, për të cilën gjë ajo thotë se e pranon gjithmonë me krenari vendin nga vjen.

“Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kurorën e Miss-it të Kosovës e Shqipërisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinën time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore”. Tutje, Vuthaj thotë se tërë atë që e ka arritur deri me tani e ka arritur vetë, pa përkrahjen e një burri apo të dashuri. “Nuk jam shembull i vajzës që ka arritur në jetë nga përkrahja e të dashurit a burrit, kam punuar më shumë përkushtim e disiplinë që të krijoj vet çdo gjë që kam sot – jam shembull i vajzës selfmade e jo i vajzës që pret për princin e kaltër të ja shndërroj jetën”. Agnesa e ka pranuar që punon për kompaninë e Sandesara, për të cilën gjë ajo thotë se ka fjalë të mira dhe se ajo është duke punuar bashkë me të për të punuar disa projekte në Kosovë e Shqipëri.

“E vërteta është se punoj për kompaninë e miliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Sandesara me kryeministrin e Kosovës, sikurse edhe me Kryeministrat dhe Presidentet e rajonit dhe jo vetëm”.

Madje bukuroshja ka treguar se është duke lobuar për njohjen e Kosovës nga Nigeria bashkë me miliarderin e njohur. “Kam qenë në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk ka arritur të bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan”.

Në fund ajo ka folur edhe për përfoljen që i është bërë, e ku është thënë se ajo është në lidhje me miliarderin indian. “Jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune e familjare, e familja Sandesara për mua janë familja e dytë”, ka shkruar Vuthaj. Ajo ka thënë se në asnjë moment nuk e ka fshehur këtë lidhje me ta, madje është parë në çdo restorant të Tiranës e Prishtinës. “Kam fluturuar me #PrivatJet nga Tirana për në Evropë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zotërinë në foto/video por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllain e djalin e tij dhe stafin e tyre. Dhe për fund, nëse do të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala e ime, tek kombësia shqiptare”, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/

 


Publikimi i mëparshëm

DORUNTINA DHE ZVARRITJA E FORMIMIT TË QEVERISË

Publikimi i radhës

Regjisori austriak i del në mbrojtje Teatrit Kombëtar

Publikimi i radhës

Regjisori austriak i del në mbrojtje Teatrit Kombëtar

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!