• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 1 Prill 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Kulturë

Poetja Sadije Aliti me librin “Mbretëri dashurie” prezantohet në San Benedetto del Tronto në Itali

13/01/2020
| Kulturë

Atmosferë e ngrohtë e mikëpritëse në Shollën shqipe “Nëna Terezë” në San Benedetto del Tronto rajoni i Ascoli Piceno-s në Itali. Në praninë e një grupi të çmuar nxënësish dhe qytetarësh shqiptarë u bë prezantimi dhe promovimi i veprës poetike “Mbretëri dashurie” i poetes tetovare Sadije Aliti. Ky botim poetik është i përkthyer dhe botuar edhe në gjuhën italiane. Mësueset e kësaj shkolle, Adelina Haxhiu dhe Luljeta Osmani, kishin ndarë një pjesë të kohës nga ora e mësimit të gjuhës shqipe për të bërë edhe prezantimin e veprës së autores Sadije Aliti, e cila e vizitoi këtë shkollë, pas qëndrimti disatitësh në këtë qytet. Nxënësit lexuan poezi në gjuhën shqipe dhe italiane nga libri “Mbretëri dashurie”. Mësuset e shkollës faleminderuan poeten për vizitën e realizuar në shkollë dhe te nxënësit, duke theksuar se kjo vizitë është e rëndësishme për shkollën dhe për vetë nxënësit pasi ata më për së afërmi takohen me shkrimtarë shqiptarë dhe bisedojnë me ta lirshëm.
Vasil Nushi drejtues i Shoqatës Shqiptarët e San Benedetto-s, njëherit organizator i këtij takimi, prezantoi në pika të shkurta aktivitetin dhe punën e kësaj Shoqate dhe kësaj shkolle, e cila relativisht është më e re në veprim, por me shumë rëndësi për shqiptarët këtu, sidomos për gjeneratat e reja që janë lindur dhe rritur në Itali. Ai theksoi se kjo Shoqatë rreth vetes tubon shqiptarët, duke i organizuar edhe në klubin e të rrinjëve, klubin e grave dhe në atë të pensionistëve. Nushi e vlerësoi lartë këtë vizitë dhe shprehu faleminderim për autoren për vizitën e bërë, sepse nxënësit dhe shkolla kanë nevojë edhe për takime e prezantime të këtilla, sidomos të krijuesve që vijnë nga hapësirat shqiptare.
Autorja Sadije Aliti, takimin me nxënësit dhe shqiptarët në San Benedetto i vlerësoi si një ceremoni festive për krijimtarinë e saj:”Ishte një kënaqësi e madhe që fëmijët vet lexuan poezi në gjuhën shqipe aq bukur e aq mirë, por ata në të njëjtën kohë lexuan edhe në gjuhën italiane, dhe kjo ishte një kënaqësi e veçantë, dhe një ndër qëllimet kryesore të botimit të librit në të dy gjuhët”. Ajo faleminderoi edhe Qani e Arbenita Alitin për bashkëpunimin për realizimin e këtij takimi. Bibliotekës së shkollës autorja i dhuroi disa kopje të botimeve të saj.
“Mbretëria e dashurisë” e poetes Sadije Aliti na jep një porosi që të kuptoni se nëse nuk e keni një mbretëri të dashurisë është mirë që ta krijoni, sepse çdo njëri prej jush mundet.


Publikimi i mëparshëm

Këngët e ahengut shkodran, trashëgimi e vyer kulturore dhe shpirtërore

Publikimi i radhës

Eqrem Çabej për rolin emancipues të letërsisë arbëreshe në botën shqiptare

Publikimi i radhës

Eqrem Çabej për rolin emancipues të letërsisë arbëreshe në botën shqiptare

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!