Është kënaqësi të shohim anëtaret e Këshillit Koordinues te Diasporës (KKD), të kontribuojnë në mënyra të ndryshme për çështjen shqiptare kudo në botë. Anëtari i KKD, Lazim Destani në përvjetorin e 25-të të Universitetit të Tetovës, atij universiteti që ai e ka mbështetur që ditën kur e rrethonin policët maqedonas para 25 vitesh, i cili i akordoi Dr. Destanit titullin Doktor Honoris Causa..
Gjatë vizitës time në ketë universitet në Tetovë, më 28 dhjetor 2019, çdo person që e takova më pyeste: “ a e njeh Lazim Destanin”?. Çfarë privilegji të bashkëpunosh me një patriot dhe filantropist si Zotni Lazimi! Personalisht , ndjehem e privilegjuar dhe me shumë shpresë. Kështu do të bëhet Shqipëria, me ndihmën e diasporës.