• FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI
E shtunë, 25 Mars 2023
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art

SHOQATA PËR KULTURË DHE ART “TRADITA”

  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS
No Result
View All Result
Tradita | Shoqatë për kulturë dhe art
No Result
View All Result
Home Opinione

Gëzuar apo mallkuar?

12/01/2020
| Opinione

EDMOND TUPJA

Si në tërë vendet e tjera, tra  dita jonë shumëshekullore e do që urimi “Gëzuar Vitin e Ri!” të bëhet ende pa mbaruar viti i vjetër. Shpesh, ky urim plotësohet me fjalët shëndet, mbarësi, begati, lumturi e të tjera të kësaj kategorie.  Veçse sot, në Republikën e Pikëlluar të Shqipërisë, njerëzit po ndërgjegjësohen, prej disa vitesh, se çdonjëri syresh po u sjell mbarësi, begati e lumturi vetëm një numri përherë e më të kufizuar individësh, të cilët i përkasin gjithnjë e më tepër një shtrese të privilegjuarish ku renditen oligarkët, mafiopeshkaqenët, pushtetarët e korruptuar, të fortët e tyre, narkotrafikantët dhe fundërrinat në shërbim të tyre.

Të tjerët, njerëzit e ndershëm e punëdashës, por të papunë, stresohen e vuajnë, atyre po u veniten shpresat për një të ardhme më të mirë, më të denjë për vetë ata dhe për fëmijët; të rinjtë i kanë kthyer sytë nga vendet e Bashkimit Europian, kur synojnë të mërgojnë, madje jo vetëm moshat e reja, por edhe shumë specialistë nga fushat më të ndryshme si industria, bujqësia, arsimi, kultura, artet e sportet; me një fjalë, nga vendi ynë i vrerosur po largohet fuqia e krahut dhe ajo e mendjes.

Në këto kushte, pra, si mund t’i themi tjetrit–vëllait, motrës, kushëririt, mikut, shokut, kolegut, madje edhe një të porsanjohuri – “Gëzuar Vitin e Ri!” kur prej shumë kohësh tashmë e dimë fort mirë, nga përvoja dhe jeta e përditshme, se çdo ndërrim vitesh na sjell pashmangësisht kufizime të dhimbshme, shtrëngime rripi, dhëmbësh e grushtesh, zhgënjime, frustrime, lodhje, stërmundim, padrejtësi, ndjenjë revolte etj., etj.

Në këto rrethana, krejt natyrshëm, na lind e drejta ta shohim të vërtetën në sy dhe t’u themi njerëzve tanë, të njohurve e të panjohurve, atyre që vuajnë si ne, shpresat e të cilëve po varrosen të gjalla, veçse jo për fajin e tyre, t’u themi, pra, atyre “Mallkuar Vitin e Ri!”, pra, mallkuar edhe ata që çdo Vit të Ri po na e kthejnë në Vit të Zi!

Po, të nderuara lexuese dhe lexues të respektuar të kësaj rubrike, deri në këtë pikë kemi arritur ose, më saktë, na kanë shtyrë pushtetarët tanë të pamëshirshëm duke na sjellë buzë një greminë aq të frikshme, saqë do të ishte mungesë sinqeriteti e guximi ose dyfytyrësi e ndyrë t’i thuash tjetrit “Gëzuar Vitin e Ri!”, ndërkohë që do të ishte, siç sapo e thamë, më e saktë dhe më e ndershme t’i thuash “Mallkuar Vitin e Ri!”, ngaqë tashmë e dimë se ç’na pret në thellësi të greminës ekonomike, sociale, arsimore e kulturore, vepër kjo e një keqqeverisjeje krejt të qëllimshme.

Si rrjedhojë e realitetit vrastar, në të cilin jetojmë dhe që përbën një burim të pashtershëm ankthi ekzistencial, do t’ju sugjeroja, o lexuese dhe lexues të ndershëm e sypatrembur të rubrikës sime, por edhe gjithë bashkatdhetarëve që mendojnë si ju, si ne, por që ngurrojnë ta shfaqin hapur qëndrimin e tyre, do t’ju sugjeroja, pra, që, sa herë ndërrohen vitet, t’ua përplasim në fytyrë atyre që na keqqeverisin bombën “Mallkuar Vitin e Ri!”, t’ua përplasim me gjithë forcën që na jep dëshpërimi në mënyrë që ata ta kuptojnë se nuk do të jetë e largët dita kur, në një mënyrë apo në një tjetër, herët a vonë, do të paguajnë për krimet e tyre, sepse, siç e ka dëshmuar historia, në këtë botë lahen të tëra dhe se për ata nuk do të ketë mëshirë.

Së fundi, por jo më së paku, në qëndresën tonë, le ta konsiderojmë bombën “Mallkuar Vitin e Ri!” si një kushtrim, të cilit duhet t’i përgjigjemi e t’i bëjmë jehonë kudo – në familje, farefis, lagje, shoqëri e qendër pune – dhe, sa herë që të ndërrohen vitet, le të dridhen pushtetarët tanë, jo vetëm të sotmit, por edhe të ardhshmit, qofshin ata presidentë, kryeministra, ministra, prokurorë, gjykatës, kryebashkiakë e kryekomunarë! www.panorama.com.al

 


Publikimi i mëparshëm

Ndërpriten punimet e ndërtimit në UKM

Publikimi i radhës

Portofoli i projekteve UET: 20 aktive dhe rreth 45 në proces aplikimi

Publikimi i radhës

Portofoli i projekteve UET: 20 aktive dhe rreth 45 në proces aplikimi

Emetimi

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

EDICIONI IX I MANIFESTIMIT KULTUROR ''LIDHJA NA BASHKON

00:03:31

Promovohet revista për letërsi, art dhe kulturë “Metafora”

00:04:02

EDICIONI VIII I MANIFESTIMIT KULTUROR “LIDHJA NA BASHKON”

00:03:00

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

00:01:29

Shoqata “Tradita” e organizoi Edicionin VII të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”

00:02:38

MANIFESTIMI LETRAR ''SHTIGJE POETIKE'' – EDICIONI II

00:01:13

ORË LETRARE PËR 80 VJETORIN E ISMAIL KADARESË

00:02:49

KONFERENCË SHKENCORE KUSHTUAR PROF. DR. ALI VISHKOS

00:04:25

Tradita.org – është portal i Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita”. Funksionon si platformë multimediale dhe angazhohet për  promovimin e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit.

Tradita.org – është edhe adresë e debatit të lirë, e zërit kritik dhe e ballafaqimit të mendimeve dhe të ideve përparimtare.


  • FILLIMI
  • IMPRESUM
  • KONTAKTI

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

No Result
View All Result
  • FILLIMI
  • AKTUALE
    • ARSIM
    • KULTURË
    • OPINIONE
    • SPEKTËR
    • COVID-19
  • HISTORIKU
  • MANIFESTIME KULTURORE
  • VEPRIMTARIA SHKENCORE
  • BOTIMET E SHOQATËS
  • ÇMIMI KOMBËTAR “ALI VISHKO”
  • TRADITA PLUS

2012-2022 © Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” / Powered by Optimus Solutions / Privacy Policy.

Mos kopjoni tekst!