Fillimi | Personazhe | Tani yje, dikur nuk kishin shtëpi

Tani yje, dikur nuk kishin shtëpi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Tani yje, dikur nuk kishin shtëpi

Para se të bëhej e njohur, Jennifer Lopez ka qenë për pak kohë e pastrehë. Disa muaj kishte fjetur në divanin e studios së saj të vallëzimit dhe pastaj fati i buzëqeshi, ajo u bë një këngëtare dhe aktore. Përveç Lopez-it, edhe disa të famshëm kanë përjetuar jetën e njerëzve të pastrehë, theksojnë mediat e huaja.

Para se të fitojë në konkursin “American Idol”, Kelly Clarkson ka jetuar në makinën e saj për një kohë, për shkak se banesa e saj ishte djegur nga zjarri. Me sa duket çdo ditë shkonte në palestër për të bërë dush, ku edhe ishte anëtare. “Ishin vërtetë momente të vështira, por s’kisha çka të bëja”, tha me një rast Clarkson. 

Hilary Swank ka jetuar në një rimorkio kampingu deri në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, kur shkoi në Los-Anxhelos me nënën e saj për të provuar fatin në aktrim. Më pas ajo kishte fituar disa role të vogla. “Derisa shkova në Los-Anxhelos kisha jetuar në rimorkio kampingu. Nuk kishim të holla që të blinim ndonjë shtëpi dhe ishim detyruar të jetonim këtu”, tha ajo.

I mirënjohuri, Jim Carrey, ka jetuar në një furgon me familjen e tij. “Babai im ishte një muzikant i cili ka punuar një punë për të mbajtur familjen e tij. Pasi ai u largua nga puna, çdo gjë u shpërbë. Në moshën 15-vjeçare, e ndërpreva shkollimin pasi më duhej të punoja në mënyrë që të ndihmoja familjen time”, tha Carrey.

Prindërit e Shania Twain-it kishin një marrëdhënie jo aq të mirë e cila edhe më shumë u përkeqësua kur u bënë më të varfër. Nëna e saj, në vitin 1979 i mori katër fëmijët dhe u largua me ta në Toronto, në një strehimore për të pastrehët. Shania në atë kohë ishte 14-vjeçare. (zeri.info)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër