Fillimi | Personazhe | Aurela Hoxha: Mirëmëngjes zyrë! Natën e mirë mami!

Aurela Hoxha: Mirëmëngjes zyrë! Natën e mirë mami!

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

E dashuron punën si drejtuese e revistës “Aurela Style” dhe nga tërë ajo kohë e kaluar aty shijon çdo minutë. Por mbrëmjet ama e gjejnë në shtëpi, ku në fund fare i thotë mamit “Natën e mirë!”

Nëse do i kërkonim një vend ideal për kafen e mëngjesit, për të është zyra! Madje dhe kur e pyesim për një restorant të
preferuar dreke, thotë që po të jetë në Tiranë, do drekojë po në zyrë. E dashuron punën si drejtuese e revistës “Aurela Style” dhe nga tërë ajo kohë e kaluar aty shijon çdo minutë. Por mbrëmjet ama e gjejnë në shtëpi, ku në fund fare i thotë mamit “Natën e mirë!”

Cili është mëngjesi yt rutinë?

Mëngjesi im rutinë, zgjimi rreth orës 09:00, një lëng frutash dhe me vrap në punë

Cili do të ishte mëngjesi yt ideal?

Ideal, këtë s’di ta them sepse ideal mund të bëhet dhe një rutinë, vetëm nga një detaj…

Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit?

Në zyrë.

Me kë dëshiron të jesh gjatë asaj kohe?

Në shoqëri të mirë dhe kështu jam kryesisht.

A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke?

Unë e  dashuroj punën time, jo vetëm e  pëlqej.

A u devijon shpesh detyrimeve apo afateve ditore që ke?

Jo, përgjithësisht jam tepër korrekte.

Cila është “gënjeshtra e bardhë” më e përdorur?

Nuk parapëlqej të gënjej, në raste të tilla nuk përgjigjem.

A je dembele? Nëse po kur të ka kushtuar më shumë ky dembelizëm?

Dembele, s’do të thosha, përgjithësisht e kam ditën e programuar me gjëra që pëlqej të bëj, rastet e tjera i kam zgjidhur.

Ku të zë dreka zakonisht?

Në zyrë.

Cilat janë restorantet më të preferuara për drekën tënde?

Kur jam në Tiranë, përgjithësisht drekoj në zyrë, ose në shtëpi.

Fton apo të ftojnë më shpesh për dreka?

Më ftojnë.

A je kursimtare?

Jo.

A ke në rit gjumin, apo pushimin e drekës?

Jo, nuk e kam dashur as e vogël këtë rit, tani dhe të dua nuk kam kohë.

Kur ke qenë e vogël a ta kanë diktuar prindërit, pushimin e detyruar të drekës? Bëje rrenga për t’i shpëtuar?

Unë e vogël kam qenë shumë e urtë dhe e bindur, kështu që nuk shpëtoja dot.

Çfarë ke ruajtur që nga fëmijëria?

Kujtimet e bukura.

Cila është koha, që mbart për ty kujtimet më të bukura?

Çdo periudhë e jetës ka momentet e saj të bukura, unë nuk do mund t’i veçoja kurrë.

Po kujtimet e hidhura?

Ka pasur me siguri dhe nga ato, por unë përpiqem t’i shlyej shpejt nga kujtesa momentet jo të mira.

Ç’ndodh me sekretet e tua? I rrëfen diku, i shkruan diku, i mban vetëm për vete…?

Kam një mënyrë krejt të veçantë për t’i ruajtur ato, me kohë dhe orë të saktë, por kur është shumë intime nuk e ndaj me shumëkënd.

Ke mbajtur ditar?

Jo saktësisht ditar.

Çfarë ka në portofolin tënd?

Hmm, dokumente, pasaporta,  patenta, karta  e identitetit, kartat e bankës, para, kartëvizita të punës, një fotografi.

Në mëngjes e gjen gjithmonë menjëherë atë që kërkon në dollapin e rrobave?

Përgjithësisht veshjet i bëj gati në mbrëmje për ditën në vazhdim.

Cila është ngjyra që mbizotëron në shtëpinë tënde?

E kuqe.

Ekziston një aromë të cilën ti e preferon për produkte kozmetike, ushqime të paketuara, aromatizues ambienti apo makine?

Kam disa të preferuara.

Çfarë CD ke në makinë?

Disa CD me këngë italiane të vjetra.

Çfarë muzike ke zile telefoni?

Hahahaaa, kam një zile të zakonshme për thirrjet në përgjithësi, dhe disa “këmbana” për thirrje të veçanta :) ).

A ke miq të vjetër? Nëse po a takoheni shpesh me ta?

Kam sigurisht, në përgjithësi i ruaj marrëdhëniet, por puna, angazhimet më detyrojnë që kontakte të vazhdueshme të kem vetëm me ata që na lidh puna.

A je e hapur për miqësi të reja apo duhet kohë e prova për t’u bërë miku yt?

Miqtë nuk bëhen çdo ditë, ndaj dhe ata janë të “çmuar”.

Ku rri zakonisht me miqtë?

Nuk  kam shumë të  tillë , me ata pak që  kam nuk kemi një vend të  caktuar.

Në ç’orë mbyllesh zakonisht në shtëpi? Pra kur mbaron zakonisht dita jote?

Rreth orës 21:30.

Cila është mbrëmja e zakonshme në shtëpinë tënde?

Zakonisht preferoj të shtrihem shpejt, jam gjumashe e madhe, por sigurisht para gjumit lexoj ose shoh një program apo film të preferuar.

Po idealja, cila do të ishte?

Idealja s’ka fund, por siç thashë më  lartë për mua çdo gjë mund ta bëjë ideale edhe një detaj i vogël.

Kur shkon për të fjetur?

Rreth orës 23:00.

Cila është uniforma jote e gjumit?

Hahaha, varet nga stina.

Kush është njeriu i fundit që i thua “Natën e mirë dhe gjumë të ëmbël”?

Mami.  (mapo.al)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër