Fillimi | Personazhe | Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa formacioneve vokale e instrumentale ishte Atë Martin Gjoka, françeskani shqiptar nga Tivari i cili gjithë jetën e kaloi në Shkodër dhe krijimtarinë ia kushtoi Shqiprisë.

Krijimtaria e tij më e hershme lidhet me korin dhe orkestrën frymore të Kishës Françeskane që bëhet edhe kompleksi koral dhe instrumental më i njohur në qytet dhe me korin e vajzave të Shkollës së Motrave Stigmatine.

Ky kor, i pari i vajzave në vendin tonë, debuton me rastin e vendosjes në skenë të dramës “Barit’ e Betlehemit” në vitin 1917, dramë e shkruar nga Atë Gjergj Fishta e shoqeruar me numra muzkorë të kompozuar nga Atë Martin Gjoka.

Me rastin e Krishtlindjes në vitin 1922, siç thotë Marian Shestani në librin “Shkodra, kontributi në traditat kulturore e artistike shqiptare”, ai del para publikut shkodran me orkestrën e tij frymore të përbërë nga më tepër se 50 instrumentistë të rinj që studionin në shkollën françeskane. Kjo orkestër dy vjet më vonë performoi para publikut të Tiranës dhe në vitin 1930 fitoi çmimin e parë në konkursin e Ministrisë së Arsimit mes orkestrave frymore të të rinjve.

Përgatitja teorike dhe praktike qoftë për instrumentist, qoftë për këngëtar, bëhej mbi baza serioze dhe profesionale. Pikërisht nga këto formacione dolën disa nga muzikantët më të mëdhenj shqiptarë si Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Gjon Kapidani e të tjerë.

Atë Martin Gjoka dha kontribut të çmuar edhe në mbarëvajtjen e veprimtarive artistike muzikore të shoqërive “Bogdani” dhe “Rozafat”, çka bëri që qysh prej vitit 1913 e deri në vitin 1936 në asnjë veprimtari muzikore në qytetin e Shkodrës të mos mungonte dora e Atë Martinit.

Në krijimtarinë e Atë Martin Gjokës tematikat kryesore janë ajo popullore dhe atdhetare, tematika që lidhen me drejtimet kryesore të krijimtarisë tonë letrare të po asaj periudhe. Herë herë, ajo mbështetej në disa poezi të Atë Gjergj Fishtës e Atë Vinçenc Prennushit duke synuar zgjimin e ndërgjegjes kombëtare përmes evokimit të ngjarjeve më të lavdishme të historisë së popullit tonë.

Me këto krijime, ai paraqitej mirëfilli si një kompozitor i zoti dhe vërtetë profesionist.

Edhe lidhjet e tij me folklorin muzikor kanë qenë shumë më të thella se lidhjet e muzikantëve të tjerë bashkëkohës të tij. Ai ishte një studiues dhe përpunues i vëmendshëm i traditës folklorike të krahinave të veriut çka tregohet në faktin se përveç kontaktit të drejtëpërdrejtë me folklorin muzikor të krahinës Ljarje – Shestan, prej nga kishte prejardhjen, ai mbledh dhe përpunon një numër të madh këngësh popullore, lirike e epike të Malësisë së Veriut.

Krijimtaria e tij tepër e gjërë u arkivua në Bibliotekën e Kuvendit Françeskan të Arrës së Madhe në Shkodër nga studentët e tij, veçanërisht Atë Filip Mazrreku, por komunistët në vitin 1968 e morën dhe e tërë ajo pasuri muzikore përbën 70 dosje të Fondit “Martin Gjoka” në Arikivin Qëndror të Shtetit. konica.al 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër