Fillimi | Personazhe | Kadare, në mesin e dhjetë autorëve të rekomanduar nga gazeta angleze

Kadare, në mesin e dhjetë autorëve të rekomanduar nga gazeta angleze

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Revista angleze Calvert Journal ka botuar kësisoj këtë javë listën e dhjetë shkrimtarëve që rekomandohen për tu lexuar e që vijnë nga Ballkani.

Me ndarjen e Jugosllavisë, siç shkruan Hannah Weber për CJ, u shkaktua lëvizje edhe në identitetin e Ballkanit, por kjo sidoqoftë ka ndihmuar në lulëzimin e një letërsie bashkëkohore në këtë anë të kontinentit evropian.

Ajo ka rekomanduar dhjetë autorë nga Ballkani që duhet lexuar, duke nisur nga elegjitë për Kosovën deri te mitet pagane ballkanike.
Kësaj liste nuk i mungon shkrimtari Ismail Kadare, dhe sidomos libri “Tri këngë zie për Kosovën”.

Krahas Kadaresë, në listë janë edhe Dubravka Ugresic nga Kroacia, Ioana Parvulescu nga Rumania, Miroslav Penkov nga Bullgaria e Herta Muller nga Rumania, mes të tjerëve, shkruan KultPlus.

Libri i Kadaresë përbëhet nga tri tregime : Lufta e vjetër, Zonja e madhe dhe Lutje mbretërore. Të tria këto tregime bëjnë fjalë për betejën e Kosovës më 1389. /KultPlus.com 
 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër