Fillimi | Personazhe | Floriana Garo: Nuk jam në konkurrencë me asnjë

Floriana Garo: Nuk jam në konkurrencë me asnjë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Floriana Garo: Nuk jam në konkurrencë me asnjë

Moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë”, që prej vitesh bën pjesë në klubin e moderatorëve kryesorë të “Tv Klan”, në një intervistë për “Panorama” ka folur për natyrën dhe misonin e emisionit të saj, marrëdhënien me kolegët e intervistat e ndryshme që ka zhvilluar.

“Unë nuk mendoj aspak për konkurrencë, aq më tepër mes drejtuesve në televizionin ku unë punoj. Sa më shumë audiencë të ketë gjithsecili, aq më e kënaqur jam, sepse do të thotë që televizioni është më i shikuari. Kur mundem i ndjek me kënaqësi të gjitha emisionet e “Tv Klan” dhe ndihem e lumtur dhe me fat që punoj atje. Marrëdhëniet e mia me drejtuesit e tjerë të progameve janë korrekte dhe plot respekt”, thotë ajo e pyetur për marrëdhëniet mes kolegëve.

Ndërsa përsa i përket emisionit thekson se “Jo vetëm modë”, nuk merret vetëm me botën e luksit, por shpesh herë trajton edhe anën tjetër të medaljes, atë të skamjes e të varfërisë. Pra emisioni që ajo drejton, në disa raste është një ndërrthurje mes njerëzve që hanë “me lugë të artë” e atyre që përpiqen të sigurojnë ushqimin e përditshëm. “Qëllimi është që mbi të gjitha të motivojmë dhe të frymëzojmë”, shprehet ajo.

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër