Fillimi | Personazhe | Fotografi shqiptar drejt çmimit për fotografinë më të mirë në Londër

Fotografi shqiptar drejt çmimit për fotografinë më të mirë në Londër

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Fotografi shqiptar drejt çmimit për fotografinë më të mirë në Londër

Nga 4 mijë fotografi që kanë aplikuar për çmimin “Taylor Wessing Portrait Prize”, në Londër, katër prej tyre janë përzgjedhur, në mesin e tyre edhe fotografia e Blerim Racaj. Cmimi do të ndahet më 11 nëntor, ndërkohë fotografia e fotografit shqiptar, paraqet katër të rinj duke pirë birrë në shkallët e Bibliotekës Kombëtare.

Fotografi shqiptar, Blerim Racaj ka hyrë në mesin e katër finalistëve, të cilët janë në pritje se cili do të jetë më i miri për çmimin “Taylor Wessing Portrait Prize”, në Londër. 
Pos faktit që Racaj është shqiptarë dhe është sfiduar edhe me 4 mijë fotograf të tjerë deri te kjo përzgjedhje, ka edhe dicka tjetër shqiptare. Vetë fotografia që është dërguar në këtë garë, është fotografi e realizuar në Kosovë, e cila paraqet katër të rinj duke pirë birrë në shkallët e Bibliotekës Kombëtare. 
“Fotografia shfaq momentet kur paqartësitë dhe dobësitë shfaqen të të rinjtë kur atyre u troket në derë pjekuria”, ka thënë Racaj për BBC-inë. 
Se kush do të jetë fituesi nga katër këto fotograf, do të bëhet e ditur më 11 nëntor, dhe fituesi do të shpërblehet me 12 mijë funte./KultPlus.com

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër