Fillimi | Personazhe | 200-vjetori i De Radës

200-vjetori i De Radës

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image 200-vjetori i De Radës

Java e dytë e Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare u hap me ligjëratën e mbajtur ditën e djeshme (e hënë), që për ligjërues kishte një prej fytyrave më të ndritura të edicionit të sivjetmë të seminarit. Francesco Altimari, i cili konsiderohet si autoriteti më i madh i filologjisë në mesin e arbëreshëve, erdhi në Seminarin e Prishtinës për të mbajtur ligjëratën para publikut kosovar e të huaj, ligjëratë kjo që u mbajt për ndër të 200-vjetorit të lindjes së rilindësit të shquar arbëresh Jeronim De Rada. Profesori i cili vjen nga Universiteti i Kalabrisë ligjëroi për më shumë se një orë me temën “Jeronim De Rada dhe roli i tij në rilindjet arbëreshe dhe zanafilla e rilindjes kombëtare shqiptare”.

“Unë kam ardhur këtu që të flas për albanizmin, koncept ky i cili nuk duhet të ngatërrohet me nacionalizmin sepse koncepti i albanizmit ka të bëjë njohjen e rrënjëve të popullit dhe historisë tënde”, ishin këto fjalët e para të Altimar-it, të cilat hapën rrugën drejt temës së ligjëratës e cila kishte pësuar ndryshim, nga ajo e paralajmëruar në program.

Fjala “rilindje” në emërtimin e temës kishte marrë numrin shumës, për t’u bërë kështu “rilindjet” arbëreshe sepse sipas Francesco Altimar-it, në histori kemi pasur dy rilindje arbëreshe të cilave u paraprin seminaret italo-greke arbëreshe, të cilat u quajtën inkubator ideologjik të mendimit albanist. “Rilindja e parë arbëreshe daton qysh në vitin 1780, pra rilindja arbëreshe ndodhi 1 shekull para rilindjes shqiptare”, shprehej Alimtari me theksin e tij italian të shqipes.

Gjithmonë sipas shënimeve të paraqitura në ligjëratë përmes një video-projektori, në seminaret e lartpërmendura të cilat ishin “brumi” i rilindjeve, u sqarua njëherë e përgjithmonë prejardhja e arbëreshëve. Një klerik i njohur i asaj kohe At Gjergj Guxeta, në një nga këto seminare pati deklaruar, sipas Altimarit, se arbëreshët nuk janë grekë, prejardhja e tyre në fakt nuk vjen prej grekëve por prej epirotëve dhe maqedonasve.

“As maqedonasit e as epirotët nuk janë grekë, por pushtues të grekëve, krijues të perandorisë greke e për këto arsye ata quheshin grekë”, pjesë këto nga fjalimi i Guxeta-s, të botuara në librin “De Albanesium Italia ritibus excolendis ut sibi totique S.Ecclesiae prosint”, vepër që mbeti e pabotuar për më shumë se dy shekuj, për t’u botuar vetëm në vitin 2007.

Në një tjetër pikë kyçe në të cilën u fokusua ligjërata ishte edhe kisha e Napolit, e cila nga Altimari cilësohet si pika qendrore kulturore e arbëreshëve dhe vatra e rilindjes arbëreshe. “Nga kjo kishë në vitin 1744 doli dokumenti i parë zyrtar në gjuhën shqipe, dokument i shkruar nga At Zef Guxeta, drejtuar Vatikanit”, shpjegon Altimari duke shtuar se pikërisht kjo datë duhet të festohet nga i mbarë populli shqiptar e jo datat pa domethënie si 7 marsi, datë në të cilën një sulltan despot pati dhënë leje që të hapej një shkollë në shqip.

Në mes tjerash në ligjëratë u tha se me “koka” të mëdha intelektuale arbëreshe si Jeronim De Rada, Nikollë Keta, Zef Krispi e Emanuel Bidela u bënë përparime të mëdha në rrafshin politik e kulturor. Në sferën politike këta veprimtar e dërguan çështjen shqitpare në botë kurse në atë të kulturës themeluan letërsinë moderne shqipe.

Gjatë ditës së hënë të 25 gushtit, u mbajtën edhe referimet. Referimet të cilat u mbajtën nga ora 18:00, u drejtuan nga Rrahman Paçarizi dhe Sala Ahmetaj dhe kishin për referues Sala Ahmetaj, Flutura Çitaku pastaj Naile Mala-Imami, Hava Qyqalla dhe Merime Krijezi. (zeri.info)

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër