Fillimi | Personazhe | Në USHT u mbajt mbledhje komemorative për Prof. Dr. Fejzulla Shabanin

Në USHT u mbajt mbledhje komemorative për Prof. Dr. Fejzulla Shabanin

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Në USHT u mbajt mbledhje komemorative për Prof. Dr. Fejzulla Shabanin

Pas ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Fejzulla Shabanit, sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës, me një mbledhje komemorative u përkujtua jeta dhe vepra e tij. Në takimin e fundit lamutimirës, i cili u mbajt në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, të pranishëm ishin Rektori i USHT-së, Prof.Dr.Vullnet Ameti, familjarë, miq dhe kolegë të profesorit Fejzulla Shabani. Për jetën dhe veprën e Prof. Dr.Fejzulla Shabanit foli dekani i Fakultetit Filozofik të USHT-së, Prof.Dr.Fatbi Osmani, i cili tha se deri në ditët e fundit të jetës së tij profesor Fejzulla Shabani punoi si studiues i historisë dhe profesor i cili ligjëroi në Universitetin Shtetëror të Tetovës. “Profesor Fejzulla Shabani u lind më 9 shtator të vitit 1959, në f. Reçan të Gostivarit. Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në Gostivar me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitet 1979-1983 i vazhdoi studimet universitare në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në degën e historisë, ku diplomoi në mars të vitit 1984. Prej vitit 1983-1984, punoi në shkollën fillore ,,Zllate Damjanovski” në fshatin Vërtok, pastaj në vitin 1986-87 punoi në shkollën fillore ,,Goce Dellçev”. Për shkak të rrethanave të krijuara politike në atë kohë, në vitin 1992 i vazhdoi studimet pasuniversitare në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Pas një pune kërkimore-shkencore, si dhe duke i përmbushur kriteret dhe kërkesat që parashihte Platforma e studimeve pasuniversitare e hartuar nga Komisioni kualifikues shkencor, i  Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në vitin 1994 në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, para Komisionit pesë anëtarësh, e mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me temë: “Shqiptarët e Maqedonisë gjatë Luftërave Ballkanike (1912-1913),  dhe e fitoi  titullin doktor i shkencave të historisë. Në vitin akademik 1995-1996 u angazhua si pedagog në Universitetit Shtetëror të Tetovë, në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë ku i ligjëroi lëndët: Histori e Bizantit, Shkencat Ndihmëse të Historisë, Historia e Popullit Shqiptarë III, Historia e Popujve të Ballkanit, ndërsa nga viti akademik 2006 e deri në ditët e fundit të jetës i ligjëroi lëndët: Historia e Ballkanit III, 1914-1941, Historia e Ballkanit III, 1941-1999, dhe Historia e Diplomacisë I dhe II. Po ashtu, nga vitit 2006-2009 edhe në Fakultetin Juridik të USHT-së e ligjëroi lëndën Historia e Shtetit dhe së Drejtës. Po ashtu, profesor Fejzulla Shabani ligjëroi edhe në universitete të tjera në vendin tonë dhe në Republikën e Kosovës, por vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe realizoi edhe dhjetëra aktivitete shkencore dhe në këtë mënyrë shënoi rezultate të çmuara në fushën profesionale edhe në publikimin e punimeve të tij në revistat shkencore, si në vendin tonë dhe më gjerë në rajon”, tha mes tjerash Prof.Dr. Fatbi Osmani, dekani i Fakultetit Filozofik të USHT-së.

Në emër të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Sesioni i Historisë, me fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua Prof.Dr. Daut Bislimi. “Të nderuar të pranishëm, Ju familjarë, miq, kolegë dhe studentë të profesor Fejzulla Shabanit duhet të mbureni që patëm në mesin tonë një pedagog, intelektual, një burrë të kalibrit të qëndrueshëm. Profesor Fejzulla Shabani ishte një personalitet i shkëlqyer i dijes historike, mençurisë dhe i mesazheve njerëzore. Mbetet një dokument i fuqishëm për brezat e rrinj pasi me shumë përkushtim punoi në profesionin e tij dhe mbetet si shembull për ndërtimin e vlerave të mirëfillta shkencore dhe kombëtare. E nderuara familje e profesor Fejzulla Shabanit, të respektuar kolegë të Programit studimor të Historisë dhe Ju kolegë të tjerë të USHT-së, ju lutem që në emër të punonjësve shkencorë të Institutit albanoligjik të Prishtinës, të sesionit të Historisë, ku bashkëpunëtor i përhershëm i këtij sesioni ishte edhe Prof.Dr.Fejzullah Shabani, pranoni ngushëllimet tona të sinqerta me rastin e vdekjes së profesorit Fejzulla Shabani. Nuk ka nevojë për fjalë të mëdha,sepse ai ka lënë veprën, vetëm duhet respektuar vepra e tij. Pushoftë në paqe shpirti i tij!”, tha Prof.Dr.Daut Bislimi nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Njëherit, në adresë të familjes Shabani dhe të Universitetit Shtetëror të Tetovës janë dërguar edhe disa telegrame ngushëllimi nga institucione të ndryshme dhe personalitete të njohura kombëtare.

 

 

Zyra për informim

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër