Fillimi | Personazhe | Ndërroi jetë aktori i njohur Ahmet Spahiu

Ndërroi jetë aktori i njohur Ahmet Spahiu

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Ndërroi jetë aktori i njohur Ahmet Spahiu

Sot në orët e hershme ka vdekur në moshën 82 vjeçare aktori veteran i skenës dhe filmit Ahmet Spahiu. Ai i takon plejadës së vjetër të aktorëve i cili ka luajtur dhjetëra role të ndryshme në film dhe teatër. Ai ka dhënë kontribut të shquar në fushën e artit skenik.

Aktori Spahiu njihet për rolet e tij në filmat; "Kur pranvera vonohet", "Era e Lisi", "Epoka para gjyqit", etj. Ai ishte i angazhuar edhe në serinë televizive mjaft të popullarizuar "Familja Moderne" në rolin e Mixhës Bajram.

Së fundi Spahiu ka luajtur në filmin Heroi të Luan Kryeziut, i cili u shfaq premierë në fillim të këtij viti. Në vitin 2012 Ministria e Kulturës përmes një ceremonie solemne, ua ka ndarë Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore Ahmet Spahiut si dhe 11 personaliteteve të shquara të teatrit të Kosovës, të cilët kanë dhënë kontribut shumëvjeçar në avancimin dhe promovimin e teatrit dhe kulturës sonë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë./KultPlus.com

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër