Fillimi | Personazhe | Myfarete Laze: Arti është kthyer në biznes, ndaj ka dhe shumë amatorë

Myfarete Laze: Arti është kthyer në biznes, ndaj ka dhe shumë amatorë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Myfarete Laze: Arti është kthyer në biznes, ndaj ka dhe shumë amatorë

Këngëtarja Myfarete Laze me zërin e saj të veçantë ka bërë për vete breza të tërë shqiptarësh, të cilët e kanë duar trokitur pafund në skena të ndryshme, jo vetëm në festivale të këngëve por dhe në plot aktivitete të tjera muzikore. Myfarete Laze, këngëtarja e cila ka triumfuar me 13 çmime në festivale të këngëve, duket se është e lidhur pashmangshmërisht me këngën dhe për këngëtaren gjithmonë muzika e krijuar nga profesionistët dhe kënga e interpretuar nga zërat që janë të talentuar merr vlerësimin nga publiku.

Myfarete Laze, e cila ka një repertor shumë të pasur muzikor në jetën e saj artistike, gjithmonë e ka përkrahur talentin dhe profesionalizmin, duke dënuar vulgaritetin në muzikë. Por ashtu si dhe të tjerë profesionistë të muzikës dhe këngës, si kompozitori i njohur Agim Krajka apo këngëtarja Eli Fara, etj, edhe këngëtarja shkodrane pohon se sot në tregun muzikor shqiptar ka jo pak probleme, ka shumë amatorizëm. Shumë pak po shikohen profesionistë dhe duket se amatorizmi e ka mbytur tregun muzikor në vend.

“Sot nëse flasim për treg muzikor, sigurisht që ka shumë amatorë, që nuk janë profesionistë në muzikë. Ka shumë amatorë sot, sepse arti është kthyer në biznes”, pohon këngëtarja e njohur dhe e vlerësuar në skenën e këngës.

“Jeta artistike është shumë e vështirë, ka plot probleme, sepse dhe shijet janë të ndryshme. Ka ikur profesionalizmi i tregut muzikor, si tek orkestruesi, kompozitori apo dhe poeti”, pohon këngëtarja Myfarete Laze.

Problemeve në krijimtari i shtohen dhe mosrespektimi i së drejtës së autorit dhe mungesa e kritikës në muzikë, jo pak huazime apo dhe tallavaja po e dëmton dhe më shumë tregun. “Ka profesionistë që duan të punojnë por është e vështirë. Më vjen keq, por sot shikojmë që nuk po ka më taban kombëtar në muzikë. Nuk ka muzikë shqiptare, ka greke, bullgare, etj. Unë jam që të eci përpara polifonia labe, por jo të dëmtohet”, cilëson këngëtarja. Myfarete Laze ka dalë në skenë për herë të parë më 1978 dhe ndër vite ka qenë pjesëtare jo vetëm në festivalet e RTSH, por edhe e Koncerteve të Pranverës, në Festivalin e Interpretuesve dhe gjithmonë është vlerësuar nga juritë. / KultPlus.com

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër