Fillimi | Opinione | Shpenzim Beadini në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit: Ja arsyet pse Kodra e Diellit duhet të bëhet qendër e njohur evropiane

Shpenzim Beadini në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit: Ja arsyet pse Kodra e Diellit duhet të bëhet qendër e njohur evropiane

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Shpenzim Beadini në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit: Ja arsyet pse Kodra e Diellit duhet të bëhet qendër e njohur evropiane

 

Qendra turistike Kodra e Diellit gjendet në larësi mbidetare 1.700 m, larg qytetit të Tetovës vijë të drejtë 8 km dhe me rrugë të asfaltuar 18 km, e cila ndodhet në Malin Sharr dhe është një ndër masivet më të rëndësishme për nga burimet dhe potenciali i shtigjeve për skijim. Arrihet nga qyteti i Tetovës për 20 minuta është e lidhur me rrugë, kurse prej Shkup-Tetovë-Kodra e Diellit udhëtimi zgjatë përafërsisht një orë. Pozita e këtillë, në afërsi të kryeqytetit Shkupit me mbi 600.000 mijë banorë dhe që ka aeroport, është padyshim e volitshme nga se vizitat nuk do të kufizohen, por është një mundësi që kjo qendër të ketë një numër të madh turistësh jo vetëm nga Maqedonia por edhe nga rajoni dhe vende të tjera. Drejtimi i terreneve, periudha e gjatë me borë dhe topografia e caktuar, lejojnë të vërtetohet se kushtet për zhvillimin e kësaj pjese janë të dukshme. Sipas të dhënave nga Enti hidero-meteorologjik i Maqedonisë, numri mesatar i ditëve me borë në Kodrën e Diellit është rreth 135 ditë, derisa trashësia e borës në muajt janar, shkurt dhe mars është mesatarisht 100 centimetra. Edhe në muajin dhjetor ka mbulesë bore ndërkaq mund të vlerësohet se qëndrueshmëria e borës është minimum katër muaj edhe atë në lartësi mbidetare prej mbi 1.300 m. Kodra e Diellit posedon terrene skijimi të kthyera kah lindja dhe thuaj plotësisht të zhveshura. Këto terrene janë mjaft të llojllojshëm: të valëzuar, në drejtim paralel, rrafshnalta e kodrina, me dimensione të shumta, ku jetësohen terrenet e bukura për skijim. Hapësirat e skijimit të cilat orientimin e tyre të përgjithshëm e kanë mjaft të mirë, për bëhen nga dyzona të ndara me një kreshtë përballë masivit Sharrjan : Zona e Kodrës së Diellit dhe Zona e Jellakut. Nga analizat në detaje të hapësirave përskijim në rajonin e Kodrës së Diellit dhe Jellakut, mundësohet dallimi i tri grupeve shtigjesh kryesore : Shtigjet tetovare, të Kodrës së Diellit dhe shtigjet e Jellakut. Shtigjet tetovare janë të përshtatshëm për të gjitha kategoritë e skiatorëve sepse lëshimi i tyre mesatar lëviz prej 12 gjer në 19% . Bora këtu është më e mirë se ajo e lartësive dhe do të shfrytëzohen kryesisht kah fundi i ditës në ç’mënyrë do të arrihet deri tek vend parkimet e bëra për vikend.Shtigjet e Kodrës së Diellit janë shtigje të rregulluara në një teren të gjerë, të prera me lugina dhe mbi të cilat zgjatet lartësia prej 1970 m, disa pjesë janë me lëshim në 11% për fillestar, një pjesë është më e gjatë dhe më e rrëpishme në pjesën e sipërme, e cila shfrytëzohet nga skiatorët pak më me përvojë. Një pjesë tjetër e këtij shtegu ka lëshim prej 21 respektivisht 25 %.Shtegu i Jellakut është i pazakonshëm por i dedikuar vetëm për skiatorët e mirë me tatëpjetë prej 30 deri 33% bile disa të tjera prej 65 deri 70%; drejtimi prej perëndimit kah verilindja është i shkëlqyeshëm dhe garanton borë afatgjatë. Shtigjet e këtij rajoni kanë një funksion të shumëfishtë dhe mund t’i pranojnë skiatorët e të gjitha kategorive. Megjithatë terrenet ku fillestarët duhet t’i mësojnë hapat e parë në këtë sport nuk janë afër qendrës. Kodra e Diellit me lartësi të mjaftueshme mbidetare, me të reshura të bollshme, me terrenet e përshtatshme për skijim, denivelizim i përshtatshëm, kushtet e mira klimatike: mjaft ditë me diell dhe pak me mjegull pastaj trualli i rrafshët në të cilin përzgjaten terrenet e skijimit, qëndrueshmëria e borës, afërsia e qytetit e kështu me radhë garantojnë që kjo qendër turistike, me ambicie dhe mundësi reale të bëhet qendër e njohur evropiane për sporte të dimrit. Pos kënaqësisë nga peizazhi dimëror, dielli bjeshkor ia jep edhe ngjyrën e kuqërremtë fytyrës. Nëse në masivin malor të Republikës së Maqedonisë zhvillohen edhe qendra të tjera, Kodra e Diellit do t’i takojë kompleksit më të rëndësishëm për turizmin dimëror.

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër