Fillimi | Opinione | Arti si fshehtësi

Arti si fshehtësi

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image


MR. BISLIM ALIU

Arti  është fshehtësi. Fshehtësi që të bren dhe të shqetëson shpirtërisht. Ky shqetësim do të jetë më i madh, nëse ndihet në mënyrë intuitive. Andaj, arti si fshehtësi duhet të analizohet, të përjetohet dhe të sfidohet shpirtërisht.  Syri me përvojë artistike, e sheh  edhe atë që s’është përceptim vizuel, por që është shprehje dhe ndjesi intuitive.

E, syri pa përvojë s’e pranon atë që se sheh. Nuk e analizon dhe nuk e përjeton shpirtërisht. Andaj, kjo për të është e pakuptueshme. Ky e pranon vetëm atë, që e sheh duke mos u futur në analizën shpirtërore.

Arti si fshehtësi duhet të përjetohet. Ky përjetim, duhet të jetë, i thellë për të komunikuar me atë që e sheh. Shpeshherë mund të ndodhë që krijuesi e ka përjetuar vërtetësinë estetike nga këndvështrimi i vet, e vlerësuesi atë mund ta shohë dhe përjetojë nga këndvështrimi i tij, më i fortë ose më i dobët.

Kush do ta ndjejë më lehtë artin si fshehtësi?

Zakonisht, artin si fshehtësi, e ndiejnë vetëm ata që kanë shije estetike. Ata që dinë të komunikojnë dhe të analizojnë të bukurën. Mirëpo, këtë fshehtësi, nuk e ndiejnë ata që nuk dinë të komunikojnë me këtë gjuhë specifike. E, si shembull i kësaj fshehtësie, mund ta marrim pikturën “Mona Liza” të Leonardo da Vinçit. Buzëqeshja e saj është enigma. Eshtë fshehtësi e pathënë. Pra në çka mendon Mona Liza? Sigurisht, varet nga ajo se në çka mendojmë ne gjersa atë e shikojmë. E, kjo fshehtësi e treguar në atë buzëqeshje enigmatike është aqë e thellë dhe aq e dendur saqë mendësisht dhe  shpirtërisht të përvetëson të tërin.

Gjithsesi, arti si fshehtësi, nuk mund të zbulohet lehtë. Ai, kërkon angazhim maksimal dhe dridhje shpirtërore. Arti është dramë. Eshtë një “kataklizëm” që të dridhë dhe të shqetëson. E dridh shpirtin dhe mendjen njëkohësisht.  Ai, krijohet si dridhje (lëvizjet e gogut), si klithje (kuajt  e “guernikës” së Pikasos, si dritëhije Portretet e Rembrantit.

Arti lind si dhembje që e prek dhembjen shpirtërore. E kjo dhembje, më së miri vërehet në portretet e Van Gogut. Duke e analizuar portretin “Autoportreti me vesh të prerë” (1889), do të shohim qartas këtë gjendje shpirtërore, pse siç thotë: “dhembjen time të madhe, lotët e mi dhe zemrën time të sakatosur”. Pra do të shohim gjymtimin e tij, lotët e tij, gjakun e tij. Dhe me atë gjak e bëri autoportretin e vet. E, më vonë e bëri edhe një autoportret tjetër. Andaj, në historinë e artit, këto dy autoportrete, hyjnë si autoportrete më prijetare që janë krijuar nga dhembja. Ç’e shtyri këtë artist ta gjymtojë vetën? Çmendia e tepruar apo morali e ndërgjegjja?

Andaj, a s’është kjo një fshehtësi e dhembjes dhe një katarzë shpirtërore dhe morale. Apo, a s”është kjo një nostalgji e dhemjes shpirtërore? Ai u sakatos nga ky rrëfim idilik. Ai u brymos nga gjendja shpirtërore e vetmisë. Dhe, në fund iku në përjetësi. Andaj, kush mundi dhe kush  diti më dhembshëm se ai ta paraqesë gjendjen shpirtërore dhe psikologjike? Van Gogu mbeti i veçantë në katandisjen e agonisë të sakatosur dhe në anën tjetër, mbeti i brymosur në paraqitjen e dhembjes së idilizmit shpirtëror.

Cfarë prek arti si fshehtësi?

Dihet mirëfilli, se arti si fshehtësi është një pikëpyetje, që e prek esencën e kuptimit të tij. E, sigurisht, për ta njohur këtë esencë, duhet analizë e thuktë dhe kuptohet, një drithërimë e lartë shpirtërore. Andaj, arti është një vërtetësi e lartë e njeriut që lufton vazhdimisht për lirinë e vet shpirtërore.

Zatën, këtë “kataklizëm bombastik” dhe këtë drithërimë të lartë shpirtërore e ndiesore, mund ta kenë vetëm krijuesit e mirëfilltë. Krijuesit që kanë sens, rezonancë dhe sensibilitet të lartë kreativ, shpërfaqje ndiesore dhe komunikim me idealizëm dhe kreativitet përmbajtësor. Vetëm ata mund ta tregojnë të bukuren artistike dhe fshehtësinë e artit. Kjo zatën, është ajo drithërorja  dhe fshehtësia artistike, e cila vazhdimisht e brine krijuesin dhe nuk e lë asnjëherë të qetë.Sigurisht, krijuesi, këtë fshehtësi kreative, artistike dhe estetike e koncepton në formë dhe në përmbajtje. Ndaj, këto dy forma kreative, janë esenciale për një vepër të mirëfilltë artistike. Kuptohet, forma e paraqet formën e jashtmën të veprës artstike, ndërsa përmbajtja, e paraqet formën e  brenshme  të vepres artistike.

Andaj, në përgjithësi, arti i krijuesve artistik, që artin e konsiderojnë si fenomen të krijimit të lartë shpirtëror e ndiesor, është pa dyshim, një vërtetësi e fshehur artistike. Kjo fshehtësi e kreativitetit të lartë artistik, është pamëdyshje, një drithërimë e lartë prekëse dhe pse jo, një nostalgji e idilizmit të lartë ndiesor e shpirtëror.

Arti gjithsesi dhe sigurisht, e bën njeriun të lirë në kreativitetin e tij shpërfaqës e idealizues. Zatën, këtë liri kreative, do të mund ta kuptojmë shtruar, nëse ne jemi të lirë në larinë e qasjes intuitive.

Gjithsesi, kjo liri e shprehjes, kërkon një qasje të lartë reale dhe të idealitetit realist dhe, pse jo, një ngritje shumë të lartë profesionale, për ta kuptuar këtë kreativitet të lartë artistike dhe estetike, Dhe, që në esencë, ky art idealizues ndiesor dhe kreativ, është një shpërfaqje; sa ndiesore e sensitive, aq edhe kreative e përmbajtësore.

Arti si fshehtësi, është një brengë e madhe, kreative, ndiesore dhe një brengë e idealizmit të lartë shpirtëror. Kjo brengë, sigurisht dhe në vazhdimësi, të bren, të shqetëson dhe, sigurisht, asnjëherë nuk të lën të qetë; sa shpirtërisht, aq edhe mendërisht edhe artistikisht…

Dhe, mu për këtë e ka domethënien, edhe më të madhe, meqë është fshehtësi e ndiesimit të lartë shpirtëror e artistik. Zatën, kjo  brendësi e krijuesit, e bren vazhdimisht shikuesin, që të jetë në njohjen e këtij arti të fshehur, me idealizëm të lartë artistic e përmbajtësor.

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër