Fillimi | Kultura shqiptare | Sot është Dita Ndërkombëtare e Letërsisë për Fëmijë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Letërsisë për Fëmijë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Sot është Dita Ndërkombëtare e Letërsisë për Fëmijë

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, e simbolizuar me ditën e lindjes së Andersenit, është një rast i mirë që librat për më të vegjlit ta marrin vëmendjen e merituar.

Përrallat e Hans Christian Andersenit janë krijimet më të bukura e më të lexuara të letërsisë botërore për fëmijë në shekullin XIX. Ato janë përkthyer e botuar në më shumë se 100 gjuhë.

Anderseni lindi më 2 prill të vitit 1805, në një qytet të vogël të Danimarkës, në Odensë, që ndodhet në ishullin Fyn, në familjen e një këpucari të varfër, ndërsa të ëmën e kishte rrobalarëse.

Jeta e tij nuk ishte fare e lehtë. Shkollën thuajse nuk e ndoqi fare. Ai ishte një djalë i çuditshëm, aspak i pashëm, i cili ëndërronte të lexonte shumë. Kur i vdes i ati, familja ngelet në gjendje të rëndë ekonomike.

Andersen lë shkollën dhe fillon punën në një fabrikë stofrash. Në moshën 14-vjeçare, largohet nga vendlindja dhe vendoset në Kopenhagë, ku provon të futet si aktor në balet, në kor, por askund nuk arrin të futet ngase të gjithë e cilësonin si të paaftë.

Ai mësonte vjersha përmendësh dhe i recitonte nëpër kafene, në rrugë. Në moshën 16-vjeçare paraqiti një tragjedi të cilën nuk ia pranuan. Atëherë hyn në punë si zdrukthëtar. Por në Kopenhagë ai njihet me Jonas Collins, drejtor i Teatrit Mbretëror, miqësinë e të cilit e ruajti gjatë gjithë jetës.

Me ndihmën e tij fiton bursë studimi e hyn në klasën e dytë gjimnaz, ku nxënësit 12-vjeçarë të klasës talleshin me djaloshin 18-vjeçar.

Pasi mbaron gjimnazin “shkëlqyeshëm” , me ndihmën e Collinist hyn në universitet, ku mori titullin shkencor “Kandidat filozofie”. Gjatë kohës së studimeve shkruante komedi, vjersha humoristike etj., që të jetonte.

Pas punës së palodhshme, më së fundi arriti të shfaqte dramën e tij të parë, dhe iu duk se kishte prekur qiellin me dorë. Dhe i tillë mbeti gjithë jetën, një fëmijë i madh që entuziazmohej lehtë, por që prekej edhe më lehtë; madje edhe kur ishte në kulmin e famës, mjaftonin vërejtjet e ndonjë kritiku pa vlerë që Anderseni të vuante aq shumë.

Andersen shjroi një sërë veprash. Romani “Improvizator”(1835), i pari dhe më i suksesshmi nga gjashtë romanet autobiografike, e bëri të njohur edhe jashtë Danimarkës. Ishte historia e fatit të një poeti italian të dalë nga populli, tragjedia e artistit në shoqërinë ku marrëdhëniet njerëzore janë nën pushtetin e interesit dhe të paragjykimeve.

Sapo fitoi honorarin e parë, Anderseni nisi të udhëtonte nëpër Evropë. Gjersa vdiq, ai s’pati një vend të përhershëm banimi, një shtëpi në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Asnjëherë s’u martua, por që vazhdimisht në lëvizje nga njëri vend në tjetrin. U njoh e pati miqësi me Balzakun, Dikensin, Dymanë, Hajnen, Vagnerin, Shumanin, Mendelsonin, Rosinin, Listin dhe, siç i pëlqente të shprehej, shkëlqimi i mendjes dhe i shpirtit të këtyre njerëzve të shquar e mbushte edhe atë plot forcë e freski.

Shkroi shumë drama, romane, shënime udhëtimi, poezi. Por, siç thotë një kritik, nëse romani “Improvizatori” e bëri Andersenin të famshëm, ishin përrallat ato që e bënë të pavdekshëm. U deshën të kalonin 10 vjet që ai vetë ta kuptonte këtë. 
Përrallën si formë artistike ai e zbuloi thuajse rastësisht. I ndodhte shpesh të sajonte, të improvizonte histori të çuditshme e fantastike për t’ua treguar fëmijëve. Më pas, në kohën e lirë, i hidhte në letër si për t’u zbavitur, por ato e bënë të madh.

Nga viti 1835 – 1872 botoi gjithsej 168 përralla, si “Çakmaku”, “Klau i madh dhe Klausi i vogël”, “Mjellmat e egra”, “Sirena e vogël”, “Rosaku i vogël i shëmtuar”, “Bredhi” etj.

Përrallat më të mira të Andersenit, gjejmë moral, po kurrë moralizim, janë njëlloj interesante si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Fëmijët i tërheq subjekti, kurse të rriturit domethënia, mendimi që fshihet thellë në to. 
Anderseni ishte poet i të varfërve, por edhe mbretërit e quanin për nder të shtrëngonin dorën e tij të thatë, siç thotë një nga shkrimtarët e shumtë të dashuruar pas tij. /KultPlus.com

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër