Fillimi | Kultura shqiptare | Malltezi e Delvina: Si i zaptuan grekët pronat e çamëve

Malltezi e Delvina: Si i zaptuan grekët pronat e çamëve

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Luan Malltezi

Botimi hedh dritë mbi përpjekjet e ish-“ambasadorit” tonë në Greqi në kohën kur çamët po dëboheshin nga trojet e tyre.. Në faqet e këtij libri, sipas Malltezit dokumenti më i rëndësishëm është siguruar në arkivat angleze, ku për herë të parë del nw pah njw kompromis i Zogut me grekët për largimin e Mid’hat Frashërit nga Greqia.

Një libër që na prezanton me ngjarje e dokumente të panjohura, por edhe me figurat më të shquara të historisë dhe kulturës sonë kombëtare ka për autor Luan Malltezin dhe Sherif Delvinën. Libri i ri titullohet “Mid’hat Frashëri, Ministër Fuqiplotë Athinë (1923 - 1926) – ÇËSHTJA ÇAME”, ku pasqyrohet gjerësisht aktiviteti i Frashërit si Ministër Fuqiplote ne Athinë në vitet 1923-1926.

Instituti i Studimeve për Çamërinë e ka promovuar librin javën e  kaluar në Muzeun Historik Kombëtar, i cili është pritur me shumë interes nga pjesëmarrësit e shumtë. Në këtë libër paraqiten përpjekjet diplomatike të Mid'hat Frashërit gjatë viteve të qëndrimit në Athinë duke intensifikuar akoma me shumë aktivitetin e tij pas nënshkrimit të Traktatit të Lozanës midis Greqisë dhe Turqisë, duke u kthyer në një zë të fuqishëm në mbrojtje te popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Botimi hedh dritë mbi përpjekjet e ish-“ambasadorit” tonë në Greqi në kohën kur çamët po dëboheshin nga trojet e tyre.. Në faqet e këtij libri, sipas Malltezit dokumenti më i rëndësishëm është siguruar në arkivat angleze, ku për herë të parë del nw pah njw kompromis i Zogut me grekët për largimin e Mid’hat Frashërit nga Greqia. Luan Malltezi shprehet se “përmes dokumenteve arkivale grekët iu morën çamëve 2.7 milionë napolona ar”. Ky libër është fryt i punës mbi 10-vjeçare i studiuesve Malltezi dhe Delvina mbi çështjen came e ku dalin në pah qartw diskriminimi, shpërngulja masive që iu bë me dhune popullsisë çame.

Përplasja e parë serioze e Ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë në Athinë me autoritetet greke lindi për shkak të zbatimit nga pala greke të ligjit mbi shpronësimin e pronës së madhe tokësore edhe për popullsinë shqiptare, të vendosur në tokat e veta në Greqi, pohon njwri nga autorwt e këtij libri, Luan Malltezi. Sipas tij “Mid'hat Frashëri u përpoq të mos lejonte palën greke të zbatonte këtë ligj mbi popullsinë shqiptare si pakicë kombëtare. Sipas ligjit, asnjë shtetas nuk mund të kishte pronë tokësore private mbi 300 streme. Nga zbatimi i këtij ligji, shqiptarët që kishin prona të mëdha humbnin 350 mijë napolonë flori. Këtë ligj, qeveria greke kishte kohë që e kishte vënë në zbatim. Kwshtu qw Frashwri e njoftonte Tiranën zyrtare se shqiptarët e Maqedonisë (Selanik, Karaferia Allasonë etj) kishin mbi 10 vjet që dëmtoheshin me rekuizime dhe konfiskime.

Dëmi që kishin pësuar shqiptarët e lartpërmendur, mund të llogaritej e pakta 20.000.000 dhrami, ndërsa dëmi që kishin pësuar 20 mijë shqiptarët e Kosturit dhe të Follorinës, mund të llogaritej 20.000.000 dhrami. Këtë çështje jetike për fatin e shqiptarëve në Greqi, Mid'hat Frashëri e ngriti edhe në Lidhjen e Kombeve, më 24 shtator 1924.”  Të dy historianët kanë zbuluar nga arkivat gjithë skenarin e diskriminimit të popullsisë çame “, ku këto dokumente tregojnë sesi Mit’had Frashëri ka refuzuar ligjin që i detyronte shqiptarët myslimanë që të largoheshin nga Greqia. Në janar 1924, Mid'hati njoftonte se në Arpicë autoritetet greke kishin vendosur më tepër se 100 familje greke të Anadollit. “ Muhaxhirët po mbledhin për hesap të tyre vallanidhin, fiqtë, ullinjtë, zarzavatet, presin drurët, dhe pemët, kështu që zotërit e shtëpive janë pa asnjë prodhim.

Disa arpiciotë kanë dashur të ndalojnë grabitjen e refugjatëve, por qeveria arrestoi pesë vetë, të cilët i çoi në Margëlliç, në Pargë dhe Prevezë, nga burgu në burg 15 ditë".  Në shtator 1925, Mid'hati shkruante se "politika helenike" për dëbimin e elementit mysliman nga Epiri dhe Maqedonia kishte nisur "që të nesërmen e luftës ballkanike". Ajo kishte filluar të zbatohej "me anë të çetave të hajdutëve dhe të sjelljeve të autoriteteve civile dhe militare". Sipas tij, kjo politikë mori një ngjyrë të re, pas motit 1920", etj.    (d.d/shqiptarja.com) 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër