Fillimi | Kultura shqiptare | Libra të rinj

Libra të rinj

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Libra të rinj

“Ky është kushtrim i fundit për të zgjeruar njohuritë në historinë e artit. Dhe ky na kujton mënyrën veçanërisht të drejtpërdrejtë përmes së cilës arti ndryshe nga letërsia, punon në imagjinatë”, shkruan Michael Kimmelman në New York Times për librin “Fuqia e imazheve”, me autor David Freedberg. Libri është sjellë në shqip nga Shtëpia botuese “Dituria”, shqipëruar nga Gëzim Qëndro. “Një vepër e inteligjencës së mprehtë që përbën epokë në të menduarit rreth artit dhe teorisë”, – shkruan prestigjiozja Gazette des Beaux-Arts

Studimi

Titulli: Fuqia e imazheve

Autor: David Freedberg

Shqipëroi: Gëzim Qëndro

Shtëpia Botuese Dituria

Në Stambollin e vitit 1838

Pas botimit në shqip “Pema e jeniçerëve”, autori britanik Jason Goodwin i prezantohet lexuesit shqiptar me një tjetër rrëfim të detektivit Jashim. Jemi në Stambollin e vitit 1838. Maksimilian Lëfevri, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta. Eunuku Jashim ngarkohet të bëjë hetime mbi Lëfevrin, por befas zbulohet trupi i gjymtuar i tij dhe del se ka vetëm një të dyshuar: vetë Jashimi. Libri i dytë i Jason Goodwin me personazhin misterioz, eunukun Jashim, e vendos atë në pararojë të prozës me tema të krimeve historike.

Roman

Titulli: Guri i Gjarprit
Autori: Jason Goodwin
Shqipëroi: Fari Laçka
Shtëpia Botuese “Saras”

Historitë e trishta të grave të vogla

“Gjatë kohës që punoja në një spital në Arabinë Saudite, unë vetë kam parë vajza të mitura që  vinin atje për të lindur. “Bebe që vijnë për të lindur bebe”, kështu i quanim ato mes nesh, me zemrën që na ndrydhej në gjoks. Në shumicën e rasteve, ato ishin gratë e treta apo të katërta të burrave të moshuar. Kam parë vajza shumë të reja, aziatike që u janë shitur në ankand atyre që kanë ofruar shumën më të madhe, thjesht për t’u përdorur si objekte seksi pa asnjë kufizim. Unë kam qenë dëshmitare kur vajza të mitura, disa prej të cilave nuk dukeshin më shumë se tetë vjeçe, shkreheshin në vaj, ndërsa burra të pashpirt inspektonin trupat e tyre. Kam mbetur pa mend kur kam marrë vesh që ata ishin qytetarë nga vende të ndryshme të Perëndimit”, – rrëfen autori i librit “Vajzat e princeshës Sulltana”. Nga këto histori të vërteta Jean Sasson ka ndërtuar dhe romanin e tij, që vjen së fundmi edhe në gjuhën shqipe.

Roman

Titulli: Vajzat e princeshës Sulltana
Autori: Jean Sasson
Shqipëroi: Ivana Goga
Shtëpia Botuese “Ombra GVG”             (mapo.al)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër