Fillimi | Kultura shqiptare | Piktori Reshat Ameti, tre ekspozita në tre kontinente

Piktori Reshat Ameti, tre ekspozita në tre kontinente

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Piktori Reshat Ameti, tre ekspozita në tre kontinente

Ankaraja, Nju-Jorku dhe Hamburgu janë tre qytetet ku janë ekspozuar dhe do të ekspozohen veprat e piktorit të traditës, Reshat Ameti, njërit prej emrave më të spikatur të artit pamor në Maqedoni.Piktori Reshat Ameti është një ndër emrat më të njohur të pikturës në Maqedoni. Ai ka hap një numër të pafund ekspozitash gati në të gjitha kryeqendrat e Evropës dhe normal edhe në Nju-Jork.

Për një muaj e gjysmë piktori nga Gostivari, Reshat Ameti shfaqet në tre ekspozita personale të shpërndara në tre kontinente, në Azi, Amerikë dhe Evropë.

Reshat Ameti, njërit prej emrave më të spikatur të artit pamort në Maqedoni më 12 dhjetor të këtij viti kishte ekspozita personale në Ankara dhe në Nju-Jork, ndërsa më 31 janar të vitit të ardhshëm ai ka ekspozitë personale në Hamburg.

Ekspozita në Ankara u hap në galerinë "Ayisigi Sanay Galerisi" ku pikturat e Ametit u paraqitën së bashku me punimet e piktorëve Bilgaip Kocishta dhe ışık Çuhacıoğlu nga Turqia.

Meqë, në të njëjtën ditë ishte edhe ekspozita në Ankara dhe ajo në Nju –Jork, piktori zgjodhi Nju – Jorkun për të qenë prezent, ndërsa në Ankara ishte pak ditë para hapjes së ekspozitës, ku dhe i dërgoi punimet e tij.

“Isha në Nju Jork, për të marrë pjesë në ngjarjen kulturore tek Studio e Fotografit të njohur botëror Fadil Berisha me titull ‘Art Happening’. Në këtë eveniment kulturor u gërshetuan tre media arti: muzika, piktura dhe fotografia”, thotë piktori Ameti. 

Piktura, kuptohet se është prezantuar nga piktori Ameti, fotografia nga fotografi i njohur Fadil Berisha, ndërsa muzika nga çifti Dëshira Ameti- Kërliu dhe Arjan Kërliu.

Ameti aty prezantoi vepra të punuara nga dy cikle stilistike '"Gjeometrizmi lirik" dhe "Nga tradita", ndërsa gjatë mbrëmjes, piktori Ameti ka pikturuar me frymëzimin muzikor. Në këtë ekspozitë u bashkëngjit me një cikël të veprave fotografike edhe fotografi me famë botërore Fadil Berisha.

Ekspozita dhe perfomansa e Reshat Ametit përjetoj një suksese të theksuar, ndërsa rezultati është që atij iu ofrua edhe një ekspozitë tjetër personale në galeritë e Nju-Jorkut, si dhe pjesëmarrje në një ekspozitë kolektive në nivelin botëror.

Ne mediumin muzikor vlerat e tyre i paraqiten sopranoja Deshira Ahmeti-Kerliu dhe Arian Kerliu.

Ne këtë eveniment të rëndësishëm kulturor ishin prezent shumë persona të rëndësishëm në jetën kulturore dhe shoqërore.

Ekspozita e radhës, sërish personale e këtij piktori është më 31 janar, në kuadër të Ditëve Kulturore në Hamburg.

Piktori Reshat Ameti është një ndër emrat më të njohur të pikturës në Maqedoni. Ai ka hap një numër të pafund ekspozitash gati në të gjitha kryeqendrat e Evropës dhe normal edhe në Nju-Jork.
Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër