Fillimi | Kultura shqiptare | ITSHKSH organizoi tribunën shkencore,“Letërsia shqipe dhe shkolla”

ITSHKSH organizoi tribunën shkencore,“Letërsia shqipe dhe shkolla”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image ITSHKSH organizoi tribunën shkencore,“Letërsia shqipe dhe shkolla”

Drejtori i ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli theksoi se zhvillimi i letërsisë shqiptare, sikurse edhe zhvillimi i shkollës shqipe, kanë kaluar nëpër periudha të rënda kohore, të cilat kanë bartur pasojat e tyre deri në ditët e sotme.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sot organizoi tribunën shkencore me temë: “Letërsia shqipe dhe shkolla”, ku referuan njohës të mirë të këtij lëmi nga ITSHKSH, USHT, UEJL, Universiteti i Shkupit, etj. 

Drejtori i ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli theksoi se zhvillimi i letërsisë shqiptare, sikurse edhe zhvillimi i shkollës shqipe, kanë kaluar nëpër periudha të rënda kohore, të cilat kanë bartur pasojat e tyre deri në ditët e sotme. 

Sipas tij, letësia shqipe shpeshherë ka pësuar goditje të rënda, jo vetëm se nga dogmat ideologjike të kohës, por edhe nga pakujdesia apo papërgatitja e duhur e kuadrove të cilat ligjerojnë letërsinë nëpër shkollat tona. 

Me referate shkencore u paraqitën edhe studiuesit: Prof.dr. Zeqirja Neziri (“Shkenca e letёrsisё, programet dhe librat shkollor tё letёrsisё shqip(tar)e”); Dr. Fatmir Sulejmani (“Si mësohet letërsia në shkollë?”); Prof.dr. Agim Leka (“Ligjërimi dhe mësimi i letërsisë në shkolla”); Prof.dr. Vebi Bexheti (“Letërsia e munguar shqipe dhe kthimi i saj në shkollat tona”); Dr. Shefqet Zekolli (“Vlerat edukative të letërsisë shqipe për fëmijë”); Prof.dr. Avzi Mustafa (“Mbi disa probleme të mësimit të teorisë së letërsisë dhe stilistikës gjuhësore në shkollë”);...

Pastaj, Prof.dr. Izaim Murtezani (“Pozita e letërsisë gojore në tekstet mësimore (gjendja dhe perspektiva”); Prof.dr. Qemal Murati (“Letërsia shqiptare dhe gjuha e tekstit shkollor”); Dr. Salajdin Salihu (“Shkolla shqipe dhe autorët e ekskomunikuar”); Dr. Zeqirja Ibrahimi (“Letërsia shqipe ne shkolla dhe ideologjia”); Dr. Lulzim Murtezani (“Rëndësia psikologjike e letërsisë: roli i saj në plotësimin e motivit te kuriozitetit të fëmijës”); dhe Dr. Sefer Tahiri (“Rinia shkollore midis letërsisë dhe mediave masive”). 

Për të përcjellë këtë tribunë shkencore, ishin të pranishëm edhe shumë arsimtarë të gjuhës e letërsisë shjqipe, për të cilët këto ligjerata ishin të mirëpritura, me shpresë se do të ndikojnë në përmirësimin e imazhit të letërsisë shqipe në shkollat tona.

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër