Fillimi | Kultura shqiptare | Tetova nikoqire e shfaqjeve kombëtare

Tetova nikoqire e shfaqjeve kombëtare

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Tetova nikoqire e shfaqjeve kombëtare

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove do të sjellë më shumë shfaqje cilësore se ai i vitit të kaluar dhe se kjo është ndër veçoritë kryesore që e dallon këtë festival prej edicionit të parë, ka theksuar për KultPlus, menaxheri i marketingut në Teatrin e Tetovës, Arben Thaçi.

Më 2 dhjetor në Tetovë do të nisë edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove. Në këtë edicion do të prezantohen 6 shfaqje që vijnë nga teatrot shqiptare të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Menaxheri i marketingut në Teatrin e Tetovës, Arben Thaçi ka deklaruar për KultPlus se festivali nuk ka karakter garues. Sipas tij qëllimi i organizimit të kësaj ngjarjeje kulturore është prezantimi i krijimtarisë së Teatrove Kombëtare.Thaçi shtoi shfaqjet pjesëmarrëse që do të paraqiten para publikut tetovar për 6 netë radhazi, janë selektuar nga aktori i njohur Bajrush Mjaku dhe se kriter ka qenë prezantimi i suksesshëm i tyre para publikut në vendet prej nga vijnë. Sipas tij në këtë edicion do të ketë edhe shfaqje nga teatrot alternative.

“Edicioni i sivjetmë do të sjellë më shumë shfaqje cilësore se ai i vitit të kaluar dhe se kjo është ndër veçoritë kryesore që e dallon këtë festival prej edicionit të parë, ka shtuar për KultPlus menaxheri i marketingut në Teatrin e Tetovës, Arben Thaçi.

Festivalin do ta hap shfaqja e Teatrit Shqiptar nga Shkupi “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në regji të Dino Mustafiqit për të vazhduar në natën e dytë me projektin teatror të Qendrës Multimedia nga Prishtina “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës” në regji të Blerta Nezirajt. Në këtë edicion do të prezantohet edhe shfaqja mjaftë e suksesshme e Teatrit Kombëtar Shqiptar “Edipi Mbret” me regji të Ilir Bokshit. Publiku tetovas do të ketë rastin të shoh edhe “Mbas zonjushës Julie“ të Teatrit Kombëtar të Kosovës e me regji të Kushtrim Koliqit, pastaj shfaqjen alternative “Extreme Makeover II-Culture Clash” nga Albania Dance Theater”. Festivali do të përmbyllet më 6 dhjetor me Trupën e Teatrit Migjeni nga Shkodra e cilado të luaj në shfaqjen “Provat gjenerale të një vdekjeje të paralajmëruar” me autor dhe regjisor Stefan Çapalikun.

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove organizohet nga Teatri i Tetovës ndërsa financohet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër