Fillimi | Kultura shqiptare | Në Malme u organizua Festivali i Poezisë dhe i Muzikës të Diasporës Shqiptare

Në Malme u organizua Festivali i Poezisë dhe i Muzikës të Diasporës Shqiptare

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Në Malme u organizua Festivali i Poezisë dhe i Muzikës të Diasporës Shqiptare

Për të njëmbëdhjetën herë me radhë, në Malmë të Suedisë u takuan krijuesit letrarë dhe muzikorë të diasporës shqiptare. Në këtë manifestim, që tashmë është bërë tradicional dhe organizohet nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi, me poezitë e tyre dhe veprat muzikore garuan 23 poetë dhe 5 kompozitorë.Si zakonisht, Festivali i Poezisë dhe i Muzikës Krijuese Shqiptare, i vetmi i këtij lloji në diasporën shqiptare, nisi me promovimin e librave të botuara brenda dy festivaleve. Me këtë rast u bë promovimi i veprës së Dr Ramë Bujës me titull ”Kosova në krizën jugosllave” si dhe përmbledhja e vjershave në shqip e suedisht e krijuesit Rizah Sheqiri, me titull ” Vetëm zemra është poet - Bara hjärtat är poet".

Juria e Festivalit, në përbërje Dr Sali Bashota, Ahmet Bella dhe Muhamet Muriqi, pasi dëgjuan krijimet e të gjithë garuesve, vendosën që t´i ndajnë të gjitha shpërblimet e Festivalit të XI. Vendin e parë për poezi e mori Liridona Jakupi me poezinë ” Vallëzoj nën ombrellën time”,   i dytë iu nda krijuesit Qerim Raçi me poezinë ”Zjarri në sytë tu” dhe vendin e tretë ia ndau Syleme Bogiqit për poezinë ”Nëna”. Vendi i parë në krijimtarinë muzikore iu nda Sami Pirajt për veprën ”Fanar”, të interpetuar nga anëtarët e Simfonisë së Qytetit të Malmës. Penda e Festivalit iu nda krijueses Yllka Sheqiri për poezinë ”Parrënjësi”, kurse çmimi tradiconal i Festivalit që ndahet në kujtim të poetit Kosovë Rexha – Bala iu nda poetit Sevdail Zejnullahu për poezinë ”Arka e shenjtë”.

Krijimet letrare dhe ato muzikore dëshmuan edhe njëherë vlerat artistike të krijuesve tanë në diasporë si dhe kontributin e intelegjencës shqiptare, që po krijon dhe vepron jashtë atdheut.

Në hapje të Festivalit të XI të Poezisë dhe të Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë, një fjalë rasti e mbajti ideatori i këtij manifestimi, kompozitori Ahmet Bella, i cili pos tjerash foli edhe për vlerat dhe antivlerat e kulturës shqiptare në Diasporë.Festivalin e përshëndetën përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe të  Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës, Agim Berdyna dhe Ardita Uka, të cilët të shoqëruar nga Adem Krasniqi e Xhevat Isufi ishin mysafirë.

Për të gjithë pjesëmarrësit si dhe për ata që finansiarisht mbështetën këtë manifestim, organizatori ndau mirënjohje publike.

Pas përfundimit të pjesës zyrtare, në sallën reprezentative ”Bergakungen” u mbajt mbrëmje shoqërore ku të pranishmit i argëtuan solistët Shaip Alija dhe Afërdita Xani. (koha.net)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër