Fillimi | Kultura shqiptare | Kundërlibri i I.Kelmendit për historinë e ‘trilluar’ të Schmitt

Kundërlibri i I.Kelmendit për historinë e ‘trilluar’ të Schmitt

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Kundërlibri i I.Kelmendit për historinë e ‘trilluar’ të Schmitt

Vepra është e ndërtuar me një metodologji analize që lehtëson procesin e leximit dhe stimulon përfshirjen e lexuesit në analet që ajo shpalos. Është e konceptuar si një shoshitje sistematike e objektit të studimit, që është libri i Schmitt, duke e kaluar atë në filtrin e analizës së diskursit. Ky hetim i vëmendshëm bëhet me radhë, kapitull pas kapitulli, duke i krijuar lexuesit komoditetin e krahasimit të “trilerit”, siç e quan me të drejtë autori Kelmendi studimin historik të Schmitt, si në gjermanisht ashtu edhe në botimin e përkthyer në shqip, me argumentet që i vihen përballë.

Qofshi njeri i letrave apo jo, leximi i veprës “Trilleri i O. J. Schmitt për Kosovën” fillon si një sfidë ndaj dyshimeve që lindin mbi dy protagonistët: autorin e vetë veprës, Ibrahim Kelmendi dhe Oliver Jens Schmitt, autorin e librit “Kosova: Histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”. Si lexues, vihesh në kërkim të së vërtetës, me metodë logjike: të vërtetosh se e kundërta është e rreme.

Vepra është e ndërtuar me një metodologji analize që lehtëson procesin e leximit dhe stimulon përfshirjen e lexuesit në analet që ajo shpalos. Është e konceptuar si një shoshitje sistematike e objektit të studimit, që është libri i Schmitt, duke e kaluar atë në filtrin e analizës së diskursit. Ky hetim i vëmendshëm bëhet me radhë, kapitull pas kapitulli, duke i krijuar lexuesit komoditetin e krahasimit të “trilerit”, siç e quan me të drejtë autori Kelmendi studimin historik të Schmitt, si në gjermanisht ashtu edhe në botimin e përkthyer në shqip, me argumentet që i vihen përballë. Madje, kjo qasje sistematike ofron lehtësi për studime të mëtejshme mbi librin në fjalë, sepse ajo lejon replikimin e analizës, element i domosdoshëm për vlefshmërinë dhe besueshmërine e saj.

Në këtë kuadër, solid, lexuesi gjen shpalosjen e diskursit që autori e quanjoshkencortë njëanshëm, madje pro-serb të librit me histori pjesërisht të “të trilluar” duke i vënë përballë argumente të bazuara në fakte të shumëfishta nga burime parësore dhe dytësore. Së pari, rrëfimet e autorit Kelmendi, në cilësinë e dëshmitarit të shumë ngjarjeve të historisë së dyzet viteve të fundit të Kosovës dhe së dyti, citimet nga personazhe të kohës dhe studiues, të mbështetura me referenca të plota (shënimet e fundfaqeve) për emrat e tyre apo botimet, vihen përballë pasazheve të sjella si shembull, nga ky diskurs, ku mungojnë shpesh elementët e tillë.

Autori i veprës, Ibrahim Kelmendi, të cilin e njoh prej gati njëzet vjetësh kur ishte ndër njerëzit kyç të lëvizjes për Kosovën e lirë në Gjermani, nuk mbetet vetëm në përgënjeshtrimin e tekstit sa historik aq edhe politik të z. Schmitt. Ai ka shumë për të thënë. Prandaj, ai nuk bën vetëm analizë dhe replikë, por i ofron lexuesit një bollëk informacioni me të cilin pasuron argumentet e tij dhe mbështet faktet. Nuk jam e sigurt nëse do e kish shkruar ndonjëherë një pjesë të këtij informacioni, nëse nuk do të kishte qenë kaq i zemëruar nga libri i z. Schmitt. Z. Kelmendi, me rastin e nismës për shkrimin e kësaj vepre dhe botimin e saj, përfaqëson jo vetëm dëshmitarin, intelektualin, shqiptarin kosovar që reagon, por edhe studiuesin përballë studiuesit. Lë mbresë të pa-parashikuar linja interpretative që përshkon gjithë konstatimet e Ibrahim Kelmendit mbi demaskimet që ai i bën mesazheve, si të demonstruara ashtu edhe latente, të historianit Schmitt. Nga njëra anë, stili narrativ që autori Kelmendi përdor, është i një tregimtari të urtë që i di mirë gjërat që tregon por, herë pas here, emocionet i hedh në letër dhe shfryn, shpreh revolte nga habia sesi një shkencëtar, historian, madje anëtar në dy akademi shkencash, mund të shkruajë me paragjykime për aktorët e historisë. Nga ana tjetër, ai mban qëndrim njerëzor ndaj aktit që zbulon dhe përpiqet të tregojë për lexuesin shkaqet që e kanë shtyrë autorin e “trilerit” të bëjë të tilla analiza e konstatime historiko-politike. Kelmendi nuk lë pa dhënë edhe propozime për korrigjim të gabimeve të bëra. Mendoj se ky reagim i z. Kelmendi ishte i domosdoshëm për shkencën e historisë. Ai i ofron historianit në fjalë një mundësi ti shohë faktet nën një tjetër dritë. (mapo.al)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër