Fillimi | Kultura shqiptare | “Dokufest”, festivali që thyen kufijtë për 10 ditë

“Dokufest”, festivali që thyen kufijtë për 10 ditë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Nga konferenca e djeshme e mbajtur në Akademinë “Marubi”

Festivali hapet më 17 gusht në kinemanë “Lumbardhi” me shfaqjen e filmit “Stories we tell” nga Sarah Polley. Në të njëjtën ditë, në të tjera kinema të qytetit do të shfaqen të tjerë filma, si “Blackfish” nga Gabriela Cowperthwaite, i përfshirë në garën e filmave për ambientin dhe “The Human Cargo” nga Daniele Vicari në garën e filmave për të Drejtat e Njeriut. Një kategori më vete në festival është ajo e filmave nacionalë, ku do të garojnë krijime nga hapësirat shqipfolëse Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj. Një numër i kineastëve do të jenë të pranishëm gjatë ditëve të festivalit, përfshirë Jason Osder me “Let The Fire Burn”, Mia Engberg me “Belleville Baby”, Oskar Alegria me “The Search For Emak Bakia”, Lana Wilson me “After Tiller” dhe Ric Esther Bienstock me “The Tales From the Organ Trade”. Po kështu, do të jenë të pranishëm edhe pjesa dërrmuese e regjisorëve pjesëmarrës në Garën e Filmave nga Ballkani, Garën Nacionale dhe Garën e Filmave të Shkurtër. Sipas organizatorëve, mendohet që ato ditë, në ambientet e festivalit të jenë të pranishëm rreth 200 kineastë.

Për të 12-in vit nis gara e filmit dokumentar dhe të shkurtër.
Ndërsa Tirana është topitur ca nga vapa, ca nga periudha transitore e ndërrimit të pushteteve, Prizreni për 10 ditë do të kthehet në një qendër të vërtetë kulture. Filma, ekspozita, koncerte, pa lënë mënjanë seminaret dhe debatet. Për të 12-in vit me radhë, do të zhvillohet në Prizren Festivali Dokufest (Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe me Metrazh të Shkurtër). Me këtë rast, dy prej organizatorëve të këtij festivali, drejtori artistik Veton Nurkollari dhe drejtuesja e Komunikimit, Nita Deda, shpalosën dje në një konferencë shtypi, në Tiranë, gjithë programin e aktivitetit, që nga gara, te programet speciale, të ftuarit dhe ngjarjet e tjera satelite. Sipas Dedës, tema e festivalit, që do të nisë më datë 17 gusht dhe do të zgjasë deri më datë 25, do të jetë “BREAKING BORDERS” (“Thyeji kufijtë”). Dhe, në të vërtetë, përmes 250 filmave, të përzgjedhur mes 2300 aplikimeve, nga e gjithë bota, ky festival tenton të thyejë kufijtë fizikë dhe konceptualë, sepse në fund të fundit asgjë nuk mund ta bëjë këtë më mirë se arti.
 
Gara dhe të ftuarit

Sipas drejtorit artistik të festivalit, Veton Nurkollari, filmat e përzgjedhur do të shfaqen në shtatë kategoritë garuese, si dhe në mbi dhjetë programe speciale. “Jemi të gëzuar të prezantojmë një program të zgjeruar të filmave garues në DokuFestin e këtij viti, me krijime të cilat portretizojnë botën bashkëkohore në mënyrë të guximshme, provokative dhe të sinqertë. Filma për bletë, anije dhe macen e quajtur Baby, piratët e Detit të Zi, mblesit nga Ballkani, vajzat punk me maska apo eksodin masiv, janë vetëm një pjesë e seleksionimit eklektik të filmave garues këtë vit dhe ne mezi po presim t’i ndajmë ata me publikun tonë”, u shpreh Nurkollari. Festivali hapet më 17 gusht në kinemanë “Lumbardhi” me shfaqjen e filmit “Stories we tell” nga Sarah Polley. Në të njëjtën ditë, në të tjera kinema të qytetit do të shfaqen të tjerë filma, si “Blackfish” nga Gabriela Cowperthwaite, i përfshirë në garën e filmave për ambientin dhe “The Human Cargo” nga Daniele Vicari në garën e filmave për të Drejtat e Njeriut. Një kategori më vete në festival është ajo e filmave nacionalë, ku do të garojnë krijime nga hapësirat shqipfolëse Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj. Një numër i kineastëve do të jenë të pranishëm gjatë ditëve të festivalit, përfshirë Jason Osder me “Let The Fire Burn”, Mia Engberg me “Belleville Baby”, Oskar Alegria me “The Search For Emak Bakia”, Lana Wilson me “After Tiller” dhe Ric Esther Bienstock me “The Tales From the Organ Trade”. Po kështu, do të jenë të pranishëm edhe pjesa dërrmuese e  regjisorëve pjesëmarrës në Garën e Filmave nga Ballkani, Garën Nacionale dhe Garën e Filmave të Shkurtër. Sipas organizatorëve, mendohet që ato ditë, në ambientet e festivalit të jenë të pranishëm rreth 200 kineastë.

Punëtoritë 
Përgjatë ditëve të festivaleve nuk do të mungojnë edhe kurset mbi “ligjet” bazë të filmbërjes, që vendësit i quajnë “punëtori”, pa lënë mënjanë master klasat, debatet etj. Sipas Nita Dedës, një nga punëtoritë apo kurset do të jetë DokuPhoto, ku fotografi Pep Bonet, që drejton këtë aktivitet, do të sjellë 12 fotografë profesionistë dokumentarë, të cilët do të punojnë në krijimin e një historie vizuale për Kosovën. Disa nga temat e debateve do të jenë: “Kineastët si thyes kufijsh”, “mediat sociale dhe aktivizmi”, “të përballosh të kaluarën”, “Pa/Varësia: Kontradiktat e pavarësisë kombëtare në art dhe politikë” etj. Ndërsa DokuKids parashikon një program filmash për fëmijë, si dhe disa punëtori, duke përfshirë Teatrin Organik, ku fëmijët do të zhvillojnë një performancë rreth 5 minuta, duke u nisur nga ngjarjet e tyre personale. Punëtoria “Pinhole” do t’i mësojë fëmijët të krijojnë kamerën e tyre Pinhole, ndërsa në “Creative Force” ata do të krijojnë filmat e tyre dokumentarë.
 
Në 10-vjetorin e DokuPhoto, organizatorët kanë ftuar fotografin e njohur spanjoll Pep Bonet, fitues i sa e sa çmimeve ndërkombëtare, i cili do të hapë ekspozitën “One Goal” (“Një qëllim”). Ekspozita do të hapet të premten, më 16 gusht, në Muzeun e Hamamit në Prizren dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 gusht. Ekspozita ka në objektiv ekipin e futbollit e të gjymtuarve në Sierra Leone, të cilët janë një dëshmi tragjike e Luftës Civile të viteve 1991-2001. Një nga aspektet më brutale të konfliktit ishte përdorimi i amputimit si një armë e frikës, nga të dy fraksionet. Shumë nga viktimat ishin të rinj të pafajshëm, të cilët u vunë në shënjestër për t’u penguar të luftonin në anën tjetër. Në kampin për të amputuar Murray Town në Freetown, shtëpi e mbi 2 000 njerëzve të gjymtuar gjatë luftës, një grup i këtyre të rinjve janë bashkuar për të formuar Klubin e Sportit të të Amputuarve Single Leg (Single Leg Amputee Sports Club -SLASC). Përmes futbollit, të rinjtë kanë rikthyer krenarinë dhe vetëbesimin. Qëllimi i tyre është të luajnë kundër ekipeve ndërkombëtare dhe të fitojnë jetesën nga sporti. Pep Bonet e zhvilloi projektin e tij afatgjatë mbi ekipin në gusht të vitit 2007, duke i fotografuar lojtarët në përditshmërinë e tyre.
 
Programi special 
Përveç garës, në këtë edicion të 12-të, i është kushtuar një rëndësi e veçantë programit special, i cili këtë vit ka në fokus kinemanë nordike me 40 filma nga 5 shtete, për të vijuar me një vështrim në botën arabe, me homazhin për Chris Marker, një seri filmash mbi temën e varfërisë, të tjerë me temën e sportit, retrospektivë nga Jay Rosenblatt, një shfaqje speciale, mes të cilave edhe ai i filmit “Nëntori i Dytë” me regji të Viktor Gjikës.
 
Koncertet e natës 
Kur magjia e gjashtë kinemave pushon, DokuNights e pushton qytetin. Koncertet DokuNights do të hapen me grupin finlandez Pertti Kurkikan Nimipäivät dhe do të vazhdojnë me Bloody Foreigners, Por-no, Bicalko, Thylacine, ZEA, Physics, KAOS etj. Nata mbyllëse e DokuNights do të sjellë pikëllimin dhe gëzimin e dashurisë, atdheut, lirisë, mallit dhe poezisë. Elina Duni Quartet do të performojë më 25 gusht, në natën mbyllëse të DokuNights.
 

ALMA MILE- http://www.panorama.com.al/2013/08/13/dokufest-festivali-qe-thyen-kufijte-per-10-dite

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër