Fillimi | Kultura shqiptare | Profesor Xhemaledin Salihu nga Kosova Lindore – laureat i Çmimit kombëtar “Ali Vishko”

Profesor Xhemaledin Salihu nga Kosova Lindore – laureat i Çmimit kombëtar “Ali Vishko”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Profesor Xhemaledin Salihu nga Kosova Lindore – laureat i Çmimit kombëtar “Ali Vishko”

 

Në programin e Edicionit VI të manifestimit kulturor "Lidhja na bashkon" (10. 6. 2019), Shoqata për kulturë dhe art "Tradita", këtë vit, për herë të pestë e ndau Çmimin kombëtar “Ali Vishko”.

Në përputhje me Statutin e Shoqatës “Tradita”, ky çmim u ndahet personaliteteve shqiptare nga vendi, rajoni e më gjerë, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.

Pas shpalljes së konkursit dhe shqyrtimit të propozimeve të arritura, Komisioni përkatës, i kryesuar nga profesor Xhelal Zejneli, vendosi që Çmimi kombëtar “Ali Vishko”, për vitin 2019, t’i ndahet veprimtarit të mirënjohur, profesor Xhemaledin Salihut nga Kosova Lindore, me motivacionin: për veprimtari jetësore dhe arritje të veçanta në fushën e shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare .

Çmimi kombëtar “Ali Vishko”, është themeluar në vitin 2014 dhe të njëjtin deri më tani e kanë fituar: Prof. Dr. Avzi Mustafa (2015), Prof. Dr. Remzi Nesimi (2016), Prof. Dr. Tahir Zajazi (2017), Prof. Dr. Reshat Nexhipi (2018).

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër