Fillimi | Kultura shqiptare | Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” i ndau mirënjohje piktorit mbarëkombëtar Prof. Mr. Miftar Memetit

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” i ndau mirënjohje piktorit mbarëkombëtar Prof. Mr. Miftar Memetit

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në Edicionin VI me radhë të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”, që këtë vit përkoi me 141 – vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, përpos përkujtimit të veprimtarëve tetovarë që morën pjesë në ngjarjen historike të Lidhjes së Prizrenit, realizimit të orës letrare dhe programit artistik, ky subjekt kulturor është kujdesur që të ndajë mirënjohje për disa personalitete të arsimit, shkencës, kulturës dhe kauzës sonë kombëtare.

            Me motivacionin: “për kontributin e veçantë në zhvillimin e kulturës, kultivimin e traditave atdhetare, të gjuhës dhe të historisë, si dhe për përkushtimin për arritjen e aspiratave kombëtare”, sot në hollin e Rektoratit të Universitetit të Tetovës ( para Mozaikut të Skënderbeut),  kryetari i shoqatës - Selam Sulejmani, ia dorëzoi mirënjohjen - piktorit mbarëkombëtar, Prof. Mr. Miftar Memetit.

Profesori i dhjetëra profesorëve, Miftar Memeti, ndër vite ka zhvilluar një veprimtari të jashtëzakonshme artistike, si në Tetovë, Prishtinë, Tiranë e më gjerë, ku mund të veçohen veprat e tij kapitale: “Nënë Tereza”,  “100 Vjetori i Pavarësisë”, Mozaiku për Kryeheroin e kombit Gjergj Kastriotin – Skënderbeu dhe disa ekspozita të tjera me karakter kombëtar e me rëndësi për artin figurativ.

Veprimtaria e tij është vlerësuar lartë nga autoritetet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, si dhe drejtues tjerë të institucioneve arsimore, kulturore nga vendi,  rajoni dhe arena ndërkombëtare.

Shoqata “Tradita” edhe në të ardhmen do të vijojë t’i nderojë të gjithë ata burra e gra, djem e vajza, të rinj e të reja, për veprimtarinë e tyre patriotike, qëndresën përballë politikës hegjemoniste sllave, sakrificën për arritjen e synimeve politike, historike dhe për lirinë e demokracinë e popullit shqiptar.


 

Tetovë, më 14 qershor 2019                                                              

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Universiteti i Kombit dhe Kombi i Universitetit

Selam Sulejmani Universiteti i Tetovës për shqiptarët e vendit tonë dhe më gjerë paraqet “Atdheun” e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër