Fillimi | Kultura shqiptare | EJANI TA PËRKUJTOJMË GJENIUN E LETËRSISË SHQIPTARE, LASGUSH PORADECIN

EJANI TA PËRKUJTOJMË GJENIUN E LETËRSISË SHQIPTARE, LASGUSH PORADECIN

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image EJANI TA PËRKUJTOJMË GJENIUN E LETËRSISË SHQIPTARE, LASGUSH PORADECIN

Klubi letrar “Metafora” që vepron në kuadër të Shoqatës për kulturë “Tradita”, ka nderin t’Ju ftojë të merrni pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar gjeniut të letërsisë shqiptare, Lasgush Poradecit.

Akademia do të organizohet në 30 – vjetorin e ndarjes nga jeta të poetit tonë kombëtar, me ç’rast intelektualë të njohur, profesorë universitarë, studentë, veprimtarë të arsimit, të shkencës dhe të kulturës nga qyteti i Tetovës dhe më gjerë, do ta përkujtojnë jetën dhe veprën e poetit dhe shkrimtarit emblematik të letërsisë sonë.


Ky aktivitet realizohet në kuadër të edicionit V “Tetova feston nëntorin” dhe do të mbahet më 12 nëntor 2017(e diel), në orën 18:00, në Klubin e artistëve “Oda” (Qendrën për kulturë të Tetovës).

Ju mirëpresim!


Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër