Fillimi | Kultura shqiptare | Preç Zogaj: Si erdhi libri me 101 poezi dashurie

Preç Zogaj: Si erdhi libri me 101 poezi dashurie

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ky libër vjen në pritje të panairit të librit që hapet në mesin e nëntorit, dhe është përfshirë në kontekstin e strukturës së ndërtuar pranë UET me idenë e ngritjes të një klubi të letërsisë kontemporane shqipe, me takime periodike duke kulmuar tek hapja e degës së letërsisë së Universitetit Evropian të Tiranës.

Në mjediset e UET, përballë një auditori të mbushur si asnjëherë me poetë, shkrimtarë e njerëz të letrave, Preç Zogaj ka qenë thjesht një poet, lirik i dashurisë.

Libri i tij, përmbledhja poetike “In Love, 101 poezi dashurie”, botuar nga Mapo Editions, është shoqëruar nga  fjala e Gëzim Bashës, e vlerësuar si një tekst unik se si mund të shihen poezitë e dashurisë. Ky libër vjen në pritje të panairit të librit që hapet në mesin e nëntorit, dhe është e përfshirë në kontekstin e strukturës së ndërtuar pranë UET me idenë e ngritjes të një klubi të letërsisë kontemporane shqipe, me takime periodike duke kulmuar tek hapja e degës së letërsisë së Universitetit Evropian të Tiranës.

Duke ndalur në format që ende s’kanë ndryshuar në të bërit e promovimeve poetike, Zogaj u ndal në idenë e botimit të këtij libri duke thënë se: “Ishte ide e Henri Çilit, që përkoi me një mendim që kam krijuar edhe unë me veten time, sepse me çdo autor ndodh një proces i tillë, që precipiton ai që është koncentrati i subjektit krijues me kalimin e viteve . Sepse kur fillojmë, të gjithë pretendojmë të nisim si lumenjtë e gjerë. Shkruajmë poezi, prozë merremi me shumë gjëra të tjera por pastaj vjen në moment në jetë që bën shoshitjen dhe përfundon tek ai koncentrati që më duket se është fiks poezia lirike e dashurisë.

Në këtë vit letrar të panairit, Henri më propozoi të paraqitesha me librin përmbledhës 101 poezi dashurie. Është ky moment ku mori jetë ky libër.” Me tej Zogaj tha se me këtë promovim, mbresëlënës për të ka qenë parathënia e librit, shkruar nga Gëzim Basha, një poet që ka lënë Shqipërinë prej 20 vitesh dhe jeton në SHBA, njohës i mirë i letërsisë botërore dhe asaj shqipe.

“Kjo parathënie është dhuratë e veçantë për poezinë time, por edhe një lloj modeli se si mund të shikohet, e prezantohet para lexuesit poezia e dashurisë, kur je ti dhe lexuesi.  Ky njeri është i prirur drejt së bukurës. Kjo është shumë e thjeshtë për ta thënë por shumë e vështirë në përgjithësi në këtë gjurulldinë e madhe ku përfshihemi vazhdimisht, humbasim shpesh sensin e së bukurës. Edhe e bukura duket sikur është përjashtuar, duke marrë rëndësi e dobishmja, pragmatistja. Kur në fund të fundit arti poezia, i kushtohen së bukurës, sado skematike është kur e themi por kjo është ligjësia.”.

Ndërsa, përkthyesi e shkrimtari Rudolf Marku tha se “Në traditën evropiane poezia e dashurisë është konflikti mes tundimit sensual ndaj femrës, ose e kundërta, dhe përjetimit shpirtëror. Nga ky konflikt lind një tension metafizik që krijon edhe poezinë e dashurisë. Tek Preç Zogaj poezia është zbulim si për herë të parë, ose krijimi për të parit e universit. Kjo mahnitje e e zbulimit për herë të parë, ngazëllimi apo pasiguria – të gjitha, bëjnë një kompleks ndjenjash, që janë komplekse të zbulimit të krijimit të universit. Poezia e Preçit në përgjithësi, në vecanti poezia e dashurisë është një mahnitje. Mahnitja e prekjes për herë të parë, e atij fëmijës që e sheh botën për herë të parë. Ky është poeti. Nëse poeti nuk e ka këtë mahinë, nuk ëshë poezi- ai është tharmi i poezisë. Preçi ka zgjedh 101 e poezi, por në fakt mund të ishin dhe 1001 netët e magjike të poezisë. Sepse gjithë në një kuptim gjithë poezia e Preçit është poezi dashnie. Kam parasysh poezitë e mrekullueshme që ka përnënën, janë poezi të mrekullueshme dashnie. Poezitë meditative kanë dashni, fund e krye”. (mapo.al) 


Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër