Fillimi | Kultura shqiptare | Akademia e Shkencave me projekt për reformë të thellë

Akademia e Shkencave me projekt për reformë të thellë

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

16 nëntori është data kur Asambleja e Akademisë së Shkencave do t’i dërgojë Këshillit të Ministrave Projekt-Propozimin e saj lidhur me reformën në këtë institucion.

Ndërsa duket se ftesa që ata i kanë bërë kryeministrit për një dialog të hapur për diskutim, e ka lënë kreun e qeverisë indiferent, akademikët thonë se në qoftë se buxheti për këtë institucion ndërpritet, ata nuk munden të vijojnë punën.

Nëse e ardhmja e Akademisë së Shkencave rrezikohet, ata që humbin nuk janë vetë akademikët, por komuniteti i shkencëtarëve e për rrjedhojë shoqëria shqiptare.

“Në qoftë se kjo Akademi nuk i ka këto fonde është e pamundur që të funksionojë. Do të ketë një organizëm të vetin, i cili bazuar në ligj të njihet në mënyrë statutore si një organizëm i pavarur dhe këtu humbja, nëse ndodh nuk është e jona si anëtarë të Asamblesë dhe Akademisë, këtu problemi është i komunitetit të shkencëtarëve”, thotë Artan Fuga.

Për Fugën, shkrirja e Akademisë e çon shkencën shqiptare dhe kërkimin shkencor një hap pas.

“Edhe në qoftë se flukset hyrëse dhe përfaqësuese në këtë Akademi nuk kanë qenë siç duhet të jenë dhe këtu ka vend për kritika, kjo nuk do të thotë që ky status i shkencëtarëve të prishet. Ai ka nevojë të ndreqet. Pra, këtu është problem: çfarë statusi do të ketë një shoqëri shqiptare kërkimi shkencor? Si mundet të bëjmë ne një hap prapa që komunitetit të shkencëtarëve t’i heqim përfaqësimin e tyre komplet të njohur me ligj e ta transformojnë në një OJF?”, shton profesor Fuga.

Për fatin e mëtejshëm të Akademisë duhet pritur 16 nëntori, kur akademikët do të kenë gati Projekt-Propozimin e tyre për reformën.TCh 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër