Fillimi | Kultura shqiptare | Çelebiu: Si flitej shqipja në 1662

Çelebiu: Si flitej shqipja në 1662

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

(Marrë nga libri i Evlia Çelebiut, Sejahatname)

Gjatë udhëtimit në Shkodër

Ata të gjithë e flasin shqipen, e cila është si asnjë gjuhë tjetër. Në origjinë, shqiptarët ishin njëri nga fiset arabe Quraysh-it në Mekë. Ja përse në gjuhën e tyre ende ka në përdorim disa fjalë arabike në mesin e tyre.

Kur këta pjesëtarë fisesh shqiptare dolën nga malet e Shkodrës dhe Vlorës, ata u përzien me frankët italian, dhe kështu, gjatë kalifatit të Omarit, prodhuan një gjuhë mes arabishtes dhe frankishtes. Ne do të japin nja llogari për shkakun e kësaj dhe për origjinën e shqiptarëve në një vend tjetër.

Për tash – Gjuha e Shqiptarëve – quhet gjuha e shqiptarëve ose, në persisht, ‘Ar-na-bud’(Le të mos ketë turp), edhe disa nga kronistët e shkruajnë në këtë mënyrë.

Harta e Shkodrës nga viti 1605 e Christophoro Tarnowsky

Ajo është një gjuhë e këndshme të cilën ata e flasin me përulje dhe me mirësjellje kur i drejtohen njeri-tjetrit me respekt.

Të pafetë në mesin e tyre kalojnë si të krishterë, edhe pse kjo, gjithashtu, është me ngulmimn e spanjollëve dhe të venidaksve. Pra, ata janë një shoqëri e të pafeve pa libër të shenjtë dhe kurvarësh të cilët, sikur zoroastrianët, nuk dinë gjë

për librin apo Ditën e Gjykimit.

Faqe nga udhëpërshkrimi i Shkodrës në Sejahatname të Evlia Çelebiu

Gjuha e tyre është siç vijon:

Së pari, portuni zot = Për ty n’Zot!

Ku blejnë dhe shesin ata i numërojnë monedhat kështu: ne=një; du= dy; tiri = tre (tri);qotra = katërpensi = pesëgast gjashtëistat shtatëteti tetënandi = nëntëdit = dhjetë;
falemi mure = falemi, burraaye sendos enbahi = a je shëndosh, a mbahenimir nistira nise = mirëmëngjesimiliserde = mirë se erdhepala mizuni = të falem shumëbuq = bukëuy = ujëmis = mishdele = delepuli = pulëbaya mure = pa eja, burrë; aha buq = a ha bukëqu qije = ku ishemiyalt = mjaltëaqi te ki = elb ti kenuqu qam = nuk kamrus = rushaqi mebe tesin quard = më bjer elb se të çaj kokënportuni zoti nuqu aqm aqi = për tynëzot nuk kam elb; tamu = t’ëmamotra = motrasoke = shokë;

Më poshtë janë disa sharje që Evlia Çelebiu i evidentoi:

Hak mut = ha mutti-kif-sati tamu = të qifsha të amëtikifsati soke = të qifsha të shoqeti piriste bihund = të pjerdhsha mbi hundëtikifsati buti = të qifsha në bythëiç qivirdim i shkërdhyem;

Shkurt, kur devishët gjenden duke udhëtuar, ata gjithashtu duhet të dinë shprehjet e tilla, kështu që ata mund t’i shmangen ngatërresës, due mos shkuar në vendet ku mund të fyhen. (konica.al)

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër