Fillimi | Kultura shqiptare | Ali Asllani: Koka bën e koka vuan

Ali Asllani: Koka bën e koka vuan

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Ali Asllani është një poet i njohur. Ali Asllani, kreu shkollën fillore në Vlorë, në Janinë shkollën e mesme, gjimnazin "Zosimea" në vitin 1888. Në fillim studioi mjekësi, por pastaj vazhdoi Institutin e Lartë të Shkencave politiko-shoqëroro-administrative në Stamboll.

Pas shkollës kreu stazhin në prefekturën e Janinës. Në vitin 1908 zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e Delvinës dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit "Bashkimi". Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke, madje u dha urdhër të internohej në Halep të Sirisë. Mundi t'i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës.

 Në vitin 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në 1912 punoi si nënprefekt në Akseqi, Ellgen dhe Boskër të Vilajetit të Konjës në Anadoll. Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit të Princ Vidit shkoi disa kohë në Itali e u kthye sërish ku administrata lokale e caktoi sekretar të përgjithshëm (10 nëntor, 1915 - 1 janar, 1917).

Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushua nga puna. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 - 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Më pas u caktua konsull në Triestë, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua "Zëvëndës i ngarkuar me punë" në Sofje e më pas, po aty, "sekretar i parë" dhe "i ngarkuar me punë". Në vitet 1930 - 1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek. Më 1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua anëtar i Këshillit të Lartë në Tiranë. Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës. Pas çlirimit është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi iu pre më vonë. Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.

  Koka bën e koka vuan

ç'ke moj zemër që rënkon! 

Njëher' varet trikollari, herën tjetër kryq i thyer… 
Paska rar' hallva prej qielli e ja nis një dallaver, 
Mbushen xhepat me flori 
E qinosen ujk e dele për të bër' një stan të ri! 

Shitet vendi për para, me para e për para 
Bëhet burri telendi, dy para një maskara, 
Para hasmit lepe peqe 
Para zërit te atdheut hund e tyre shtate sqepe! 

Duke blere e shitur ere, dikush bëhet milioner, 
Kurse shoku pinte uthull lum zotria pinte vere, 
Milioneri yn' i ri 
Para shokut te dikurshem vari buz' edhe turi! 

E përhera me dy faqe, që të haj'e qe te bluaj, 
Ne një kohë mbi dy frona, në një çast mbi dy kuaj, 
Me dy faqe, me dy nofulla, ne një xhep e dy flamurë 
E hedh kemben me daulle edhe turk edhe kaur! 

Na te urt' e te mendafshte s'qeme te zot te bënim zë 
Ku fillon me thash e theme hij' e vetes te përzë; 
Neve ndryshe, puna ndryshe, defi ndryshe, kënga ndryshe 
E ç'kërkon ne gji te gjembit te kendoj' një dallëndyshe? 

Mirpo vendi paskish zemër, paskish sy e paskish vesh, 
Shikon lark e dëgjon thelle, di te vesh, edhe të zhvesh 
Tani eja e t'ja themi asaj kënge që ja thonë: 
Koka bën e koka vuan, ç'ke moj zemër që rënkon?!

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër