Fillimi | Kultura shqiptare | Teatri Shqiptar i Shkupit e fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Teatri Shqiptar i Shkupit e fitoi çmimin kryesor në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Shfaqja “G” e Teatrit Shqiptar të Shkupit, bazuar në veprën satirike “Gomari i Babatasit” të Gjergj Fishtës me dramatizim e regji të Sulejman Rushitit, mori çmimin kryesor të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. 

 Në edicionin e 47-të të festivalit që u përmbyll të shtunën mbrëma me ndarjen e çmimeve, trofeun për aktorin më të mirë në rol dytësor e mori aktori i kësaj shfaqjeje Fisnik Zeqiri. Për një jave festivali solli shtatë shfaqjet konkurruese nga Kumanova, Shkodra, Shkupi, Prizreni, Ferizaj dhe Prishtina, shkruan sot “Koha Ditore”. Çmimin për regjinë më të mirë e mori Kushtrim Bekteshi, për realizimin e shfaqjes “Tartufi”, produksion i teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

Çmimin “Ismail Rama” për aktorin më të mirë e mori Shpëtim Selmani për rolin Dr.Stockman në shfaqjen “Armiku i popullit”, nën regji të Fatos Berishës, produksion i teatrit të Prizrenit “Bekim Fehmiu”. Çmimin “Adriana” për aktoren më të mirë e mori Rita Gjeka, për rolin e Dorinës në shfaqjen “Tartufi”, atë për aktoren më të mirë në rol dytësor e mori Donikë Ahmeti, për rolin në shfaqjen “Per Gynti nga Kosova”, me tekst të Jeton Nezirajt e regji të Agon Myftarit, produksion i qendrës “Multimedia” të Prishtinës.  Fatmir Hyseni, drejtor i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ka thënë se ky edicion ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm. Juria në përbërje të aktorëve Selman Jusufi, Vjosa Abazi e Erson Zymberi për rolin më të mirë episodik e kanë vlerësuar Afrim Kasapollin të shfaqjes “Armiku i popullit”.

Për skenografinë më të mirë është vlerësuar Petrit Bakalli i së njëjtës shfaqje, derisa për kostumografinë më të mirë Samka Ferri me kostumet e shfaqjes “Tartufi”. Çmimi i mediave i është ndarë Shpëtim Selmanit.

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër