Fillimi | Kultura shqiptare | Shoqata për kulturë "Tradita", shpall konkurs për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”

Shoqata për kulturë "Tradita", shpall konkurs për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image Shoqata për kulturë "Tradita", shpall konkurs për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”

Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Statutit të Shoqatës për kulturë “Tradita” - Tetovë dhe i njëjti  u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit.

Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e historisë dhe kulturës shqiptare.

 Të drejtë konkurrimi kanë:

      Institucionet e arsimit të lartë,

      Institucionet shkencore,

      Shoqatat shkencore dhe profesionale,

     Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individual.


 

Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:

     Të dhëna personale për autorin,

     Të dhëna bibliografike dhe

      Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.

Propozimet  duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat  duhet të dorëzohen deri më 31.05.2017, në adresën:  Shoqata për kulturë  ,,Tradita”- Tetovë, Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Ivo Llolla Ribar”, nr. 211/10, Fahu postal, nr. 50. 

Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh.

Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: tradita2012@gmail.com,

ose tel: ++389 (0)75 872 504  

         

            Tetovë, 8 prill 2017                                            Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar                    

                                                                                                       ,,Ali Vishko”

 

 

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

STUDIM / Bashkimi kombëtar shqiptar sfidë serioze për diplomacinë e Fuqive të Mëdha

Ky punim shkencor është prezantuar në Konferencën shkencore me temë: “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

38 vjet nga ndarja e çmimit Nobel për Nënë Terezën

38 vite më parë, më 17 tetor 1979, humanistja më e madhe në botë me ...
 Më tepër
image

Film në Londër dedikuar sopranos Ermonela Jaho

Opera Mbretërore e Londrës do të nis xhirimet për një film dokumentar për sopranon shqiptare ...
 Më tepër