Fillimi | Kultura shqiptare | Entela Kasi: Letërsia është përmasë dhe dimension lirie

Entela Kasi: Letërsia është përmasë dhe dimension lirie

Madhësia: Decrease font Enlarge font
image

Në statusin e Presidentes së qendrës PEN të Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për ftesën tuaj, pasi sot në këtë ditë falë organizatorëve të Klubit Letrar Metafora, mu mundësua të jem në Tetovë në këtë ditë botërore të poezisë.

Të nderuar themelues të Klubit Letrar Metafora. Të dashur kolegë, miq dhe krijues. Është dhe mbetet në nderin tim dhe njëkohësisht ndjehem e privilegjuar që sot në ditën ndërkombëtare të poezisë, të jem në Tetovë, për tu takuar me miq e për të lexuar shqip në ditën e poezisë. Letërsia është përmasë dhe dimension lirie. Poezia e cila për mjet shprehës ka fjalën, mbart peshën e një gjuhe të caktuar, gjuhës në të cilën ajo së pari është shkruar. Gjuha shqipe na jep një mundësi të jashtëzakonshme mjetesh shprehëse, e kjo është e provuar nga veprat letrare të autorëve të letërsisë së gjuhës shqipe, që nga fillesat kur poezia u shkrua prej etërve të letërsisë në gjuhën shqipe nga Budi dhe Bogdani. Çështjet e krijimit janë të pashpjegueshme, muza është mistike.

Por është fakt se secili poet pavarësisht kohës, vendit apo origjinës në cepat e errët apo të tronditur të botës, nga jugu në veri të saj, nga lindja në perëndim, ka krijuar në gjuhën e nënës, në atë që nga studiuesit e gjuhës përcaktohet si gjuha amtare apo Gjuha e amës. Sigurisht që si autore e gjuhës shqipe, të lexuarit e një poezie në gjuhën tonë, në Tetovë, mes krijuesish e miqsh, më jep një ndjesi tjetër, më kthen tek rrënjët, tek identiteti, tek historia, tek mbijetesa, tek fuqia dhe pesha e identitetit jo vetëm gjuhësor por historik, i të gjithëve ne në një botë të tronditur, me kriza të njëpasnjëshme, ku ende edhe sot në shekullin e XXI- gjuhës shqipe, e kulturës shqiptare i duhet të përballet me të gjithë ata inkuizitorë të saj, në një rajon përgjithmonë delikat...

Në statusin e Presidentes së qendrës PEN të Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë për ftesën tuaj, pasi sot në këtë ditë falë organizatorëve të Klubit Letrar Metafora, mu mundësua të jem në Tetovë në këtë ditë botërore të poezisë. Për të qenë e sinqertë me ju, më lejoni të shpreh gëzimin për këtë që keni krijuar, pasi pesha që të jep vendi jot, kur ti lexon në gjuhën tënde, nuk mundet kurrë të ta japë asnjë skenë, teatër, apo bibliotekë e botës në një ditë si kjo.

Unë e kisha mundësinë të isha në shumë vende të botës sot, për shkak të poezive të mia të përkthyera në shumë gjuhë, dhe ftesave të shumta, por falë jush jam thellësisht mirënjohëse që më dhatë mundësinë të jem pikërisht këtu, me ju, për të lexuar shqip në ditën ndërkombëtare të poezisë.

 Ju faleminderit!

 Tetovë, 21 .03.2017

Shtoni në: Add to your del.icio.us del.icio.us | Digg this story Digg

Komente (0 dërguar):

Dërgoni komentin comment

Shkruani kodin e fotos:

  • email Email mikut
  • print Verzioni print
  • Plain text Tekst i thjeshtë
OPINION
image

Hamdi Mediu: Arkitektura e urave të Pollogut-Tetovës

Studimi u prezantua në Tribunën shkencore, me temë: “Roli i monumenteve historike në zhvillimin e ...
 Më tepër
FOTOGALERI
PROFILE
image

Krijimtaria e të parit kompozitor të muzikës së kultivuar shqiptare

Kompozitori i veprave të para të muzikës së kultivuar shqiptare dhe i sa e sa ...
 Më tepër
image

Dua Lipa: Femrat do ta udhëheqin botën

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Krahas shumë ...
 Më tepër